opinions, analysis and interviews

luan topciu - “rapsodia e blusė sė jugut”-njė metaforė e pikturės gjestuale - (al, d)

  • luani


“rapsodia e blusë së jugut”, është një nga veprat më të mira dhe më përfaqësuese të piktorit  fate velaj, vepër që bën pjesë në ciklin e tij monumental “kujtime nga e ardhmja”. vepra ka një frymë të theksuar abstrakte, lirshmëri të shpenguar të shprehjes dhe artikulime vetjake, tipare që e bëjnë atë dhe autorin tejet origjinal mbasi ato mbartin një tension koloristik të rrallë, plot spontanitet, gjallëri dhe pulsime të “tekstit piktorik”, harmoni dhe gazmim për admiruesit e arteve pamore.

pa dyshim, për një interpretim, sa më afër burimit të frymëzimit, shkakut themeltar të lindjes së kësaj vepre, mënyrës së shprehjes, mjeteve, simbolikës etj, duhet të merret parasysh fakti që autori i veprës jeton dhe punon në vjenë.

me këtë tablo fate velaj na fton për të përjetuar një “rapsodi me ngjyra”, duke ofruar muzikë për “syrin”,  na fton “të shohim” një rapsodi ku dominon ngjyra blu. ai bën të pranishme fuqinë e ngjyrës dhe dritës së detit jon, jugut, gjegjësisht vlorës, qytetit të tij. të gjitha këto i ofrohen publikut vjenez. grisë së rëndë perandorake vjeneze, artisti shqiptar i sjell ekzuberancën dhe gazmimin, lojën e harlisur të ngjyrës blu të detit jon, ngjyra dhe atmosfera që i mungon artistit në vjenë dhe qytetit vetë. artisti tërheq vemendjen e publikut vjenez me një “rapsodi tjetër”, të ndryshme nga gjithë paradigma e artit austriak mbi “ngjyrën blu te valësit te danubit”.

“rapsodia e blusë së jugut” është një pasqyrim i ujrave të ëndrrës. piktori e do vizualitetin e ëndrrës së tij, do brishtësinë e saj dhe e “tmerron” fakti që ajo mund të jetë e parealizueshme.

kështu realiteti që na ofron artisti është fragmentar, por që shndërrohet në esencë, në thelb të ëndrrës, në një realitet që prarohet nga filtrat e stërhollë të onirizmit. asgjë konkrete dhe e mbushur me shenja me semantikë më të “qarta”, nuk do të ishte në gjendje të na ofronte “esencën” e blusë me përkatësi jugun.

“rapsodia e blusë së jugut” mund të konsiderohet lirisht si një tablo onirike. por onirizmi nuk do të shpjegonte gjithçka n.q.s. nuk shohim në tablo “teknologjinë” e pikturës.
nga kritikët ai është përqasur me abstrakt-ekspresionizmin amerikan. por po të hetohet me kujdes vemë re se vepra ka dhe një përmbajtje “shqiptare” ashtu si dhe universale, kur kemi parasysh përjetësimin e viseve të shqipërisë, merr formë dhe të kujton jackson pollock dhe artistin e madh bashkëkohës, vjenezin, mikun e tij  hermann nitsch.

velaj sundon telajot e mëdha, duke i spërkatur me ngjyrë, duke i lënë ngjyrat të lira të rrjedhin, duke e vendosur telajon poshtë këmbëve të tij, dhe duke drejtuar kahjen e ngjyrave, lëvizjen e tyre. velaj, ashtu si dhe në rastin e pikturës action paintig, anulon hapësirën pikturale, mohon thellësinë e sipërfaqëshme.
 
“rapsodia e blusë së jugut”, mund të konsiderohet një metaforë e pikturës gjestuale, mbasi ajo në mënyrë sugjestive inçizon disa shenja, në mënyrë diskrete si: patkua, çelës, bravë dere-simbole me aluzione sociale që ftojnë receptorin për interpretime të lira. sipas konceptit të umberto eco-s të “veprës së hapur”, simbolika e tyre mund të jetë një kod që kërkon të dekodifikohet, një bukuri natyrore që kërkon të zbulohet, (çelësi dhe brava); fat për atë që e njeh këtë parajsë të ngjyrave (patkoi), por njëkohësisht dhe mister dhe fshehtësi që mbetet në dorë të shikuesit të veprës për ta zbuluar.

 

„die blaue rhapsodie des südens "
– eine  metapher der gestischen malerei
 
 
„die blaue rhapsodie des südens " ist  eines der herausragenden  und repräsentativsten werke des malers fate velaj, ein bild das aus dem monumentalen zyklus "memories from the future" (erinnerungen aus der zukunft) stammt.

das bild ist von einem nachdrücklichen geist der abstraktion, einem hemmungslosen, eigenen ausdruck. merkmale die sowohl dem künstler als auch dem werk eine einzigartigkeit verleihen, da sie eine selten gesehene farbliche spannung voller spontanität, lebendigkeit, impulse der malerischen ordnung und vor allem viel harmonie und freude für den kunstliebhaber mit sich bringen.

um dieses werk zu entschlüsseln, sich der inspirationsquelle zu nähern, der entstehungsgeschichte auf den grund gehen und dabei auf ausdrucksweise, werkzeuge, symbolik zu achten ist es unerlässlich sich vor augen zu halten, dass der künstler in wien lebt und arbeitet. mit diesem bild  lädt uns der aus albanien stammende künstler ein zu einer "rhapsodie der farben"  indem er "musik fürs auge" anbietet. er lädt uns ein zu einer rhapsodie, in der die farbe blau dominiert. er ermöglicht die präsenz der kraft der farbe und des lichtes vom ionischen meer, vom süden und ganz vlora, seiner geburtsstadt.

all dies wird dem wiener publikum geboten. der künstler zeigt dem kaiserlichen, wienerischen grau die aufgeregtheit, die heiterkeit, das tobende spiel der blauen farbe im ionische meer, die farbe und die stimmung die dem künstler und der stadt selbst fehlt.
der künstler erregt die aufmerksamkeit des wiener publikums mit einer "etwas anderen rhapsodie", anders als all die paradigmen der österreichischen kunst über die "blaue farbe des donauwalzers".

„die blaue rhapsodie des südens " ist eine spiegelung der träume. der künstler will die visualisierung seines traumes. deren zerbrechlichkeit und der gedanke des scheiterns bereiteten ihm "entsetzen".
deshalb ist die realität, die uns der künstler zeigt in bruchstücke geteilt. sie wird aber zur essenz und zum kern des traumes, einer realität die sogar vor dem strengen auge des onirismus besteht.
nichts konkreteres, voller semantik und "klarer" zeichen, wären in der lage die "essenz" des zum süden gehörenden blau darzustellen.

„die blaue rhapsodie des südens " kann freilich als ein dem onirismus zugehöriges bild betrachtet werden. aber der onirismus alleine wäre nicht in der lage alles zu erklären, wenn man die arbeitstechnik des bildes auf der leinwand außer acht lässt.

für die kritiker ähnelt sie dem amerikanischen abstrakten expressionismus. bei genauer betrachtung allerdings entdeckt man "albanische" und universelle inhalte, wenn man sich die ewigkeit der albanischen gebiete vor augen hält. gleichzeitig wird man an jackson  pollock und hermann nitsch, einen großartigen zeit­ge­nössischen wiener künstler und freund velajs erinnert. velaj besetzt große leinwände, er bespritzt sie mit farbe, lässt die farben in freien lauf fließen in dem er die leinwand unter seine füße stellt und somit die richtung und bewegung  der farben bestimmt. velaj, wie beim "action painting" üblich, schafft die malerische spannweite ab und vereint die oberflächliche tiefe.

„die blaue rhapsodie des südens " kann  als metapher der gestischen malerei betrachtet werden, da sie auf suggestiver und diskreter weise einige zeichen beinhaltet wie etwa hufeisen, schlüssel, türschloss- symbole mit sozialen anspielungen die es dem betrachter überlassen eine interpretation herbeizuführen.
im sinne von umberto ecos "offenes werk", ist die symbolik ein code der entschlüsselt werden will, ein wunder der natur das entdeckt werden will (schlüssel-türschloss), oder glück für denjenigen der dieses paradies der farben kennt (hufeisen). gleichzeitig kann es aber auch ein mysterium und ein geheimnis sein, das vom betrachter gelüftet werden will.

prof.dr. luan topciu-kritik arti e letersie
u lind me 1962 ne pogradec. studimet e larta i kreu ne fakultetin e filologjise me 1987. gjate vitit universitar 1989-1990 kryen nje kurs pasuniversitar per gjuhesi e statistike, universiteti i tiranes. me 1995-'96 kryen nje master prane universitetit te bukureshtit, katedra e teorise se letersise dhe letersise se krahasuar dhe po aty mbron edhe doktoraturen. eshte profesor ne universitetin e bukureshtit si dhe botues i disa librave analitik mbi artin, kulturen e letersine e krahasuar.