opinions, analysis and interviews

Bernhard Vogel - Ministerpräsident a.d.-Vorsitzender KAS - (d, al )

  • bernhard vogel
  • inauguration

Berlin, 22 Mai 2009

Grußwort zur Eröffnung des Europa Boulevard in Pogradec am 20. Juni 2009 http://velaj.com/?cid=1,103,252 

von Prof. Dr. Bernhard Vogel, Ministerpräsident a.D.
Vorsitzender der Konrad-Adenauer-Stiftung, Berlin

Heute wird hier in Pogradec der "Europa Boulevard" feierlich eröffnet. Dies ist in erster Linie ein Verdienst  des Vorsitzenden des „Forum Weltoffen“, Herrn Fate Velaj der sich für dieses Projekt eingesetzt und an seiner Verwirklichung mitgearbeitet hat, gratuliere ich hiermit ganz herzlich!

Im fernen Berlin haben wir beeindruckt von Ihrer Initiative gelesen, auf dem Europa Boulevard an die 100 wichtigsten Europäer aller Zeiten zu erinnern. Die Konrad-Adenauer-Stiftung, deren Vorsitzender ich bin, trägt den Namen eines großen Europäers, des ersten Bundeskanzlers der Bundesrepublik Deutschland. Ich habe mich deshalb außerordentlich gefreut, dass auf dem Boulevard gerade auch an Konrad Adenauer erinnert wird.
"Europa muss geschaffen werden!" - lautete Adenauers zentrale Botschaft. Seine Vorstellungen von einer wirtschaftlichen Verflechtung der europäischen Staaten, die Kriege verhindert und zur politischen Einigung führt, gingen auf die 1920er Jahre zurück und blieben bis zu seinem Tode ein zentrales Anliegen.
Adenauers europapolitische Vorstellungen gründeten dabei im Kern auf folgenden drei Überzeugungen:
• Nationalstaaten sind zwar das Grundelement außen¬politischer Aktivitäten, sie sind jedoch nicht mehr in der Lage, alle politischen und gesellschaftlichen Probleme jeder für sich zu lösen;
• nur ein relativ freizügi¬ger Wirtschaftsverkehr, wie er vor dem Ersten Weltkrieg den Han¬delsaustausch bestimmte, trägt zur weiteren Verflechtung freier Gesellschaften bei;
• Konflikte und Interessenunterschiede unter Staaten und Gesellschaften dürfen nicht mittels Gewal¬tandrohung und Diktat herbeigeführt werden, wie dies in den beiden Weltkriegen geschah.
Adenauer strebte den Aufbau der Politischen Union nach pragmati¬schen Gesichtspunkten an: Was gemacht werden kann, soll gemacht werden. Alles andere kommt später. Dabei war ihm das wachsende Zusammengehörigkeitsgefühl wichtig, die Beziehungen der Völker untereinander, die aus der wirtschaftlichen Zusammenarbeit entstehen und die Menschen politisch zusammenführen. Nach einer gewissen Zeit, so meinte Adenauer, setze eine solche Entwicklung mehr oder weniger von selbst ein. Verstärke sich die Einigung Europas, so prophezeite er, dann komme es eines Tages zur Föderation. Doch er schloss nicht aus: "Vielleicht gibt es auch eines Tages eine Zwischenlösung zwi¬schen Föderation und Konföderation, mit der dann alle zufrieden wären."

Nur zu gut wusste Adenauer: "Die Deutschen sind Deutsche, die Franzosen Franzosen, die Niederländer Niederländer. Jeder will sein Vaterland behalten mit seiner Kultur, Geschichte und Sprache. Keiner kann verlangen, dass die berechtigte Eigenart aufgegeben wird." Europa könne man nicht wie ein Haus bauen, indem man einen Plan hat, Beton, Sand, eiserne Träger usw. bestellt und mit den Arbeiten anfängt, argumentierte Adenauer im November 1960 gegenüber einem französi¬schen Journalisten. "Europa, das ist eher wie ein Baum, der wächst, der eine Schicht nach der anderen ansetzt, der aber nicht konstruiert werden kann." Allzu gut erkannte er, wohin sich Europa nicht entwickeln durfte: zu einem "Europa der Vaterländer" nach den Vorstellungen de Gaulles!

Lange vor Michail Gorbatschow sprach Adenauer im Juni 1961 davon, wir müssen ein "Haus der Freiheit" bauen, damit "die Ge¬gensätze der Nationalstaaten in Europa im Laufe der Zeit" ver¬schwinden. "Unser Ziel ist, dass Europa einmal ein großes, gemeinsames Haus für alle Europäer wird, ein Haus der Freiheit".

Europa bedeutete für Adenauer nicht allein Westeuropa. Die Länder Osteuropas würden eines Tages in den Einigungsprozess eingebettet werden - das ist bezeichnend für die europa-politische Denkweise Adenauers in der späten Lebensphase. Länder wie Polen und Ungarn mit reicher kultureller Vergangenheit gehörten für ihn ganz selbst¬verständlich zu Europa. Ihnen müsse dann die Möglichkeit des Beitritts gegeben werden, forderte er - acht Wochen vor seinem Tod - in seiner letzten großen Rede am 16. Februar 1967 im Madrider Ateneo-Palast.

Was heute unverändert als Auftrag an die Europäer und ihre Politiker zu verstehen ist, brachte Adenauer in seiner letzten Auslandsrede in Madrid kurz und prägnant - wie es seine Art war - auf den Punkt: "Europa muss geschaffen werden!". Im Jahr 2009 sind wir Adenauers Vision ein großes Stück näher gekommen. Der Eiserne Vorhang zwischen Ost- und Westeuropa ist Geschichte, und dieses Jahr feiern wir in Deutschland den 20. Jahrestag des Mauerfalls. Die Europäische Union umfasst inzwischen 27 Mitgliedsstaaten, darunter zahlreiche in Mittel-, Ost- und Südosteuropa. Dennoch gilt das zitierte Motto weiterhin: die europäische Einigung ist ein Prozess, an dem weiterhin gearbeitet werden muss und gearbeitet wird. Nur so kann die europäische Idee Konrad Adenauers erhalten werden.

Auch Sie leisten heute mit der Eröffnung des Europa Boulevards einen Beitrag dazu, dass Europa voran kommt. Dafür möchte ich Ihnen meine Hochachtung aussprechen. Bitte lassen Sie mich noch betonen, dass ich sehr gerne persönlich zur Eröffnung des Boulevards gekommen wäre und zu Ihnen allen gesprochen hätte.
Herzlich und aufrichtig wünsche ich Ihnen für heute eine gelungene Eröffnungsfeier!


Prof. Dr. Bernhard Vogel, Ministerpresident a.D.
President i „Konrad-Adenauer - Stifftung“ , Berlin

Berlin, 01 Prill 2009


Sot në Pogradec në këtë ditë festive inaugurohet hapja e Bulevardit te Europës. Në radhë të parë kjo është një meritë e kryetarit të Bashkisë se Pogradecit z. Artan Shkëmbi si dhe e kryetarit te „Forum Weltoffen“ z. Fate Velaj.
Gjithashtu dëshiroj të përgëzoj nga zemra të gjitha ata qe u angazhuan ne punimet për të bërë të mundur realizimin e këtij projekti.

Për ne këtu në Berlinin e largët ishte tepër mbresëlënës momenti kur lexuam për iniciativën tuaj, qe në Bulevardin e Europës që po ndërtoni të kujtoni e të nderoni 100 personalitetet më të rëndësishme të historisë së Europës.

„Konrad Adenauer-Stiftung“, president i së cilës unë jam, mban emrin e njërit prej Europianëve më të mëdhenj, kancelarit të parë të Republikës Federale  Gjermane. Për mua ishte një kënaqësi e papërshkruar kur mora vesh që edhe emri i Konrad Adenauerit do të jetë i gdhendur në Bulevardin tuaj.
"Europa duhet të krijohet!" – ky ishte mesazhi qëndror i Konrad Adenauer dhe që e kishte aq shumë në zemër. Vizionet e tij për një bashkëpunim ekonomik të të gjithë vendeve europiane për mënjanimin e luftërave dhe bashkimin politik te kontinentit patën filluar qysh në vitin 1920 dhe i mbeti shqetësimi qëndror deri në fund të jetës së tij.
Idetë themeltare të Adenauerit për sa i përket politikës europiane bazoheshin në tre shtylla kryesore:
• Secili shtet duhet të beje politiken e tij, por n.q.s është i vetëm dhe i izoluar nuk do te jetë në gjendje te zgjidhë të gjitha problemet e veta, qofshin këto probleme shoqërore apo politike.
• Vetëm një lëvizje relativisht e lirë ekonomike, pa barriera ashtu siç ka funksionuar përpara luftës së parë botërore me marrëveshjen e tregtisë së lirë, do të kontribuojë  e të japë ndihmësën e saj tek liria e shoqërisë civile.
• Konfliktet apo interesat e ndryshme që kanë shtetet apo shoqëritë ndërmjet tyre nuk duhet te zgjidhen me dhunë apo me diktaturë, siç ndodhi gjatë luftës së parë dhe të dytë botërore.
Adenauer punoi për krijimin e një unioni politik europian, i cili duhej të bazohej tek këndvështrimi  pragmatik: Ajo që duhet bërë, duhet bërë patjetër. Të tjerat vijnë më pas. Për Adenauerin ishte shume e rëndësishme rritja e ndjenjës për të qënë së bashku, i marrëdhënieve të mira mes popujve, marrëdhënie që do të krijohen vetëm nga bashkëpunimi i frytshëm ekonomik dhe që sjell drejtimin e përbashkët politik.
“Por, pas njëfarë kohe - mendonte Adenaueri-  një proces i tillë do të behet i vetënatyrshëm. Nëse forcohet bashkimi i Europës- profetizonte Adenaueri- do të vijë dhe dita që do të kemi një Federatë. Por ai nuk e përjashtonte se:“ Ndoshta një ditë do te kemi një zgjidhje të pjesshme ndërmjet federatës dhe konfederatës, me të cilën të gjithë do ngelemi të kënaqur“.

Adenaueri e dinte shumë mirë: "Që gjermanet janë gjermane, francezët janë francezë, holandezet janë holandeze. Secili dëshiron të mbaje fort atdheun e tij, me kulturën, historinë e gjuhën e tij. Asnjeri nuk kërkon qe të humbasë veçantitë e tij.      "Europën nuk mund ta ndërtojmë siç ndërtojmë shtëpinë për të cilën ke një plan e fillon porosit, gurë, llac, trarë etj dhe fillon nga puna“- argumentonte Adenauer kundrejt një gazetari Francez ne nëntorin e vitit 1960
„Europa është më shume e ngjashme me një peme në rritje që çdo vit  shton nga një rreth ne trungun e saj, por që nuk mund të konstruktohet“
Gjithashtu Konrad Adenauer e parashikoi fare mirë drejtimin  në të cilën Europa nuk duhej të zhvillohej, atë të krijimit të „Europa i atdheve“ sipas koncepteve te Charles de Gaulles!
Shumë kohë përpara Mikail Gorbatchovit, në qershor te vitit 1961 Adenauer thoshte që në duhet të ndërtojmë „Shtëpinë e lirisë“ në mënyrë që antagonizmat e shteteve nacionale në Europë të zhduken me kalimin e kohës.
„Qëllimi ynë është që Europën ta bëjmë një shtëpi të madhe e të përbashkët për të gjithë evropianet, një shtëpi të lirisë”.
Për Adenauerin Europa nuk ishte vetëm Europa Perëndimore. Ai ishte i sigurte që një ditë të gjitha vendet e Europës Lindore do të marrin pjese në procesin e bashkimit me  familjen e madhe. Edhe njëherë dalin në pah vizionet gjeniale politike që kishte Adenaueri që në atë kohë. „Është më se e natyrshme që vende si Polonia, Hungaria etj, me pasuritë e mëdha kulturore nga e kaluara e tyre të ishin pjese e natyrshme e Europës. Këtyre vendeve duhet t’u mundësohet e drejta për t’u bërë pjesë e Europës“- ishte kërkesa e Adenauerit në fjalimin e tij me 16 Shkurt 1967 në Pallatin Mbretëror të Madridit, 8 jave përpara se të vdiste.

Ajo qe sot kuptohet si një kërkesë legjitime për evropianët e politikanët e sotëm, Adenaueri në fjalimin e tij te fundit jashtë Gjermanisë në Madrid e permblodhi në një fjali të vetme, ashtu siç qe dhe tipike për te: „Europa duhet krijuar”.
Tashme, ne vitin 2009 ju jemi afruar shumë pranë vizioneve të Adenauerit . Perdja e hekurt që ndante Lindjen me Perëndimin tashmë i takon historisë. Gjate këtij viti ne këtu në Gjermani do te festojmë 20 vjetorin e rënies te murit te Berlinit.
Unioni Europian tashmë përbëhet nga 27 vende, ndërmjet tyre edhe vende të Europës qendrore, lindore si dhe të asaj juglindore.  E megjithatë qëndron akoma aktuale motoja se: Procesi i bashkimit të Europës është një proces që nuk ka mbaruar, dhe ka akoma punë për t’u bërë, punë e cila duhet të behet.
Vetëm kështu mundet që një ditë të bëhen realitet e të mbahen gjalle idetë e Konrad Adenauerit.
Edhe ju, me hapjen e Bulevardit te Europës sot në Pogradec, jeni bërë jo vetëm pjesë e këtij procesi por njëkohësisht po mundësoni zhvillimin përpara të këtij procesi. Për këtë ndihmesë që po jepni me lejoni t’ju dërgoj nderimet e mia më të larta. Më duhet t’a them hapur se kisha shumë kënaqësi të isha në mesin tuaj në këto çaste të inaugurimit të Europa Bulevard e t’i thosha me gojën time të gjitha këto.
Përzemërsisht dhe me sinqeritet ju uroj mbarësi e t’a gëzoni këtë Bulevard!