opinions, analysis and interviews
rufi osmani - mayor of gostivar, macedonia - (al)
Gostivar, 18 June 2009
Jam i nderuar me ftesėn qė ma bėni qė ta vizitoj qytetin e bukur tė Pogradecit, qytetit buzė liqenit tė kaltėr tė Ohrit, i njohur anė e mbanė rruzullit tokėsor pėr netėt poetike . Peizazhi i mrekullueshėm qė rrethon qytetin Tuaj sdo mend qė ėshtė forcė shtytėse pėr kreativitet dhe krijimtari artistike. A ka dėshmi mė tė madhe tė kėtij kreativiteti se Lasgush Poradeci i qytetit Tuaj , figura emblematike, liriku i mrekullueshėm qė me senzibilitet dhe ėmbėlsi kėndoi pėr Shqipėrinė dhe dashurinė. Mbase ndėr poetėt mė evropianėt tė letėrsisė sonė.
Dėshiroj tė Ju uroj pėr hapin qė e keni ndėrmarrė pėr realizimin e projektit 100 hapa drejt Evropės dhe Ju dėshiroj sukses nė realizimin e tė njėjtit.
Nuk ka dyshim se shqiptarėt me shpirt dhe ideologji (me shkėputje shumė tė shkurtėr gjatė errėsirės komuniste) kanė qenė tė orientuar drejt Evropės dhe projekti Juaj jep mundėsi qė nė vepėr tė duket orientimi Evropian i shqiptarėve. Toleranca fetare, kosmopolitizmi dhe altruizmi shqiptar mund tė jenė shembull i shkėlqyeshėm pėr zemėrgjerėsinė e njė populli numerikisht tė vogėl pėr me shumė bujari dhe krenari.
Tė nderuar
Ftesėn Tuaj me kėnaqėsi e pranoj dhe deri nė takimin tonė ngelni tė pėrshėndetur dhe sukses nė pėrgatitjet Tuaja pėr projektin nė fjalė.
Me respekt!
Kryetari i Komunės Gostivar, Maqedoni
Dr.Rufi Osmani