opinions, analysis and interviews

hannes swoboda-member of european parliament - (al)

  • hannes

vlore, 13 maj 2007

hannes swoboda - eurodeputet dhe nenkryetari i komisionit per europen juglindore ne eu parlament
shënime nga qëndrimi në tiranë e vlorë me rastin e startimit te platformes "al-eu-al"

mëngjesin e së dielës së sotme po e kaloj në vlorë, në jug të shqipërisë ndërmjet tiranës dhe kufirit me greqinë. dëgjoj valët e detit duke shijuar pamjen e mrekullueshme  nga dhoma ime e një hoteli te thjeshtë por jashtëzakonisht idyll (hotel liro)

ekspozite e perbashket ne muzeun kombetar tirane
miku im fatmir velaj, një artist austriak me origjinë shqiptare si dhe themelues i nismës kulturore forum weltoffen me ftoi në shqipëri të hapnim një ekspozitë të përbashkët ku të paraqiteshin edhe një pjese e fotografive dhe pikturave te mia ne akrilik. normalisht në të tilla raste unë jam pak i rezervuar mbasi nuk e mbaj veten për artist por si një person qe pikturën dhe fotografinë e ka hobbyn e tij, pra një pasion. sidoqoftë me pëlqeu dhe iu bashkëngjita idesë së tij e te merrja pjesë në ekspozitën me titull „ndjenja shqiptare-frymëzime evropiane“ e cila do te hapej në muzeun kombëtar (12 maj 2007) dhe që njëkohësisht  startonte platformën e tij të re „al-eu-al“ qe kishte qëllim dhe i shërbente thellimit te marrëdhënieve ndërmjet shqipërisë dhe eu.
fatmiri jo vetëm qe paraqiti veprat por edhe i përzgjodhi dhe i kuratoi ato në mënyrë të shkëlqyer. pikturat tona ishin orientuar e paraqitur sipas temave. ishin paraqitur edhe fotografitë e mia në bardhe e zi te cilat fokusonin problemet, konfliktet si dhe varfërinë në pjese të ndryshme të botës në të cilën jetojmë. në kontrast me punimet e mia fatmiri paraqiste  perspektivat e vjenës  dhe pasqyronin një jetë të këndshme, të qetë dhe pa stres ose më mirë të thuash potencialin e një bote në paqe. mua personalisht me emocionoi shume mënyra e paraqitjes së veprave tona në ekspozitë.

presidenti i republikës hap ekspozitën.
fatmir velaj dhe unë u gëzuam shumë që presidenti i republikës z. alfred moisiu gjeti kohën dhe erdhi te hapte ekspozitën tonë. kur unë atij i thashë faleminderit për ardhjen dhe se e ndjeja veten shume të vlerësuar ai m’u përgjigj se për te një gjë e tille ishte e vetëkuptueshme.
fjala e tij e hapjes ishte një mirënjohje për punën time në interes të vendit dhe ai e dinte që unë jam një mik i shqipërisë, gjë të cilën e vuri ne pah me pjesëmarrjen e tij dhe fjalën e hapjes. ne hapjen e ekspozitës erdhën edhe ish kryeministri ilir meta, si dhe zv/ministri i kulturës neritan alibali, neritan ceka, pellumb xhufi etj por edhe shumë miq e të njohur të fatmirit.
njeri prej tyre ishte pandi, djali i një prej artisteve me të njohur shqiptar, piktorit guri madhi i cili kish vdekur pak përpara se te shembej sistemi komunist. pandi me ftoi të vizitoja studion e te atit që ndodhej në katin e sipërm të një apartamenti gjë që më shume ishte një dhome kujtimi për guri madhin.
në periudhat e tij të mëparshme ai kishte realizuar vepra monumentale ku paraqiteshin figura heroike te historisë së hershme dhe asaj te re shqiptare. aty viheshin re dukshëm zhvillimet artistike dhe kalimi nga realizmi socialist në artin e lirë që guri madhit padyshim i kishin sjelle më shumë kënaqësi se sa ato që i kërkoheshin të realizonte.

histori e pikturuar e komunizmit
ajo qe me tërhoqi më shumë ishte një pikturë qe paraqiste mosmarrëveshjet e partisë komuniste shqiptare me udhëheqësit e partive te tjera në vitin 1961.
ne njërën ane te tablosë qëndronte në këmbë enver hoxha mbidimensional duke mbajtur fjalim në krah të delegacionit kinez që në atë kohë ishte distancuar nga moska ndërsa në anën tjetër, përballe tij qëndronin krushovi, brezhnjevi, ulbricht si dhe drejtues të lartë të partive komuniste të cilët konfrontoheshin me tmerrin dhe goditeshin nga fjalët breshër e stuhi të enver hoxhes.
kur kinezet u pajtuan me rusët gjë qe solli edhe prishjen e enver hoxhës me kinezet guri madhit iu dha porosia të retushonte delegacionin kinez nga tabloja. një porosi e tille ju dha edhe kur hoxha u prish me bashkëpunëtoret e tij shqiptar por madhi nuk e zbatoi atë gjë qe solli edhe mosparaqitjen me në publik te tablosë. guri madhit shpeshherë ju desh që edhe pikturat ku paraqiteshin femra nudo ti retushonte ose ti paraqiste të veshura. me te vërtetë një situatë groteske. aty nga fundi i jetës se tij ai vendosi te çlirohej nga këto rregulla te rrepta edhe pse e dinte që ato vepra ai nuk mund ti paraqiste me  ne to vihej re  kënaqësia  qe ai ndiqte rrugën e tij artistike.

demokraci brenda partise
te nesërmen në mëngjes me bëri një vizitë (ne hotel sheraton) kryetari i partisë socialiste dhe kryetar i bashkisë së tiranës, edi rama. ai kërkoi te falur që nuk kish ardhur ne hapjen e ekspozitës mbasi nuk e dinte qe unë do isha prezent në të.
mbas një bisede te shkurtër shkuam se bashku ne një lokal zgjedhjesh të partisë. atë të shtunë në të gjithë shqipërinë zhvilloheshin zgjedhjet në të cilën delegatët ose më mirë kryetarët e çdo seksioni apo organizate do zgjidhnin kryetarin e përgjithshëm të partisë. lokali në të cilën hymë ishte mbushur plot nga gazetarë mbasi ishte i njohur fakti qe aty do votonte edi rama.
kjo mënyrë zgjedhjesh është me të vërtetë një rast i veçantë i demokracisë së drejtpërdrejtë por, une nuk jam i sigurte nëse kjo gjë do të zhvillohet në sensin e populizmit brenda partisë apo te thellimit te mëtejshëm të demokracisë. nejse, unë kam respekt për këtë vendim të socialisteve mbasi sido qe te jete këto zgjedhje padyshim do jenë një mobilizim i madh brenda partisë.

s’bëhet me fjalë për vendin më të varfër të evropës.
aty nga mesdita së bashku me fatmirin u nisëm për ne jug te shqipërisë, në qytetin e tij: vlora. vlora ndodhet pranë detit jon dhe është me te vërtetë një qytet i bukur me një zhvillim madhështor të dukshëm jo vetëm me syrin turistik. mund të gjesh hotele të vegjël apo diçka më shumë si dhe restorante pranë detit ndryshe nga të gjitha ato qe paraqesin vendin si me te varfrin e evropës. edhe ne durrës qyteti në mes të rrugës ndërmjet tiranes dhe vlorës te zë syri një boom ndërtimesh sado që mua te gjitha këto nuk më krijuan përshtypjen një ndërtimi  sipas një rregulli apo plani të caktuar. sidoqoftë, shqipëria e sotme është shumë më ndryshe nga ajo që unë kam parë përpara apo ne këto 10-15 vjet.
ne mbrëmje ne universitetin e vlorës fatmiri kishte organizuar një simpozium me titull “europa-sa larg se afërmes”. ne të morën pjese ish kryeministri ilir meta ne funksionin e kryetarit te komisionit për integrim në parlament si dhe konsulli i përgjithshëm i italisë tommasoni, rektori i universitetit bilal shkurtaj, fatmir velaj si dhe një gazetar i njohur, henri cili.
diskutuam se bashku (përpara një auditori) mbi vështirësitë dhe mundësitë e shqipërisë për te hyrë në eu. ishte me të vërtetë një dikutim i gjallë në të cilën mori pjese edhe publiku i ftuar. ne qendër te debatit qëndroi pyetja pse nuk është shqipëria anëtare e eu në një kohë që edhe vende te tjera kane problem korrupsionin dhe megjithatë janë anëtare te saj.

anëtarësimi është i mundur.
natyrisht që pyetje te tilla nuk janë të lehta për t’u përgjigjur. zhvillimet e fundit në bullgari e rumani janë bërë për ne shqetësime te mëdha.
njëra pale sjell argumentin pse të mos jete edhe shqipëria  anëtare e be ndërsa pala tjetër thotë se zhvillimi dhe reformat ecin shume ngadalë. sigurisht që korrupsion nuk ka vetëm në shqipëri, bullgari e rumani por edhe në vendet e tjera qe janë prej kohesh anëtare te be. është vërtetë e vështirë te gjesh një drejtpeshim për të përmbushur këto kërkesa dhe kushte dhe te mendosh t’u japësh këtyre vendeve një shans për t’u zhvilluar brenda eu. edhe aq shpejt kjo gjë nuk ka për të ndodhur. nga këndvështrimi im teorikisht shqipëria mund të behej anëtare e be-së aty nga viti 2014 ose 2015. nëse kjo do te ndodhë ose do të zgjasë edhe disa vjetësh më shumë nuk mund te thuhet ne këtë moment mbasi kjo varet nga zhvillimi i shqipërisë por dhe i vete be-së.
por, politikes në shqipëri i bëhet thirrje të marrë të gjitha masat për krijimin e kushteve të integrimit të vendit. unë mendoj për shembull në sektorin e infrastrukturës është akoma për t’u bërë. udhëtimi nga tirana në vlore ishte i pranueshëm vetëm ne disa sekuenca ndërsa nga ana tjetër kur mbërrita ne tirane u befasova nga aeroporti i ri e modern qe ishte ndërtuar si dhe nga rruga qe lidhte ate me qytetin gjë që më parë nuk ishte e mundur.

një vend i bukur
edhe ne vlorë u ekspozuan punimet tona në pikturë e fotografi si pjesë përbërëse e ekspozitës së madhe që kishim hapur në tirane. ne përgjithësi për mua ishte një mundësi për ta njohur me mirë këtë vend larg monotonisë së kryeqytetit duke biseduar me shume profesorë, kryetare bashkish  etj. përshtypjet e mia nga shqipëria u thelluan e u shumfishuan. ishte me shume sesa një udhëtim i këndshëm ne një vend qe e kisha vizituar shume here më parë dhe ku unë gjithmonë jam falenderuar për interesin dhe ndihmën e dhënë.