opinions, analysis and interviews

leter derguar jose manuel barrosos-fate velaj (al)

  • fate
 
Vienna/Vlora, 18 Mars 2010


Subjekt: Shqiperia dhe levizja e lire e pa viza.


Shumė i nderuari President i Komisionit Europian,
i dashur José Manuel  Barroso.

Unė ju pėrshėndes miqėsisht nga Vlora dhe ju uroj gjithė tė mirat.

Duke ju falenderuar pėr mbėshtetjen e dhėnė du t’ju informoje se po mbushet gati njė vit nga inaugurimi i suksesshėm i projektit tim „100 hapa drejt Europės“ zbatuar nė Pogradec, nė liqenin e Ohrit-- njė projekt ky qė fitoi jo vetėm zemrat dhe mendjet e banorėve tė qytetit e tė gjithė rajonit, por edhe tė miqve tanė tė mėdhenj europian si Vaclav Havel, Imre Kertezs, Heinz Fischer,  Werner Faymann, Benita Ferrero Waldner, Michael Spindelegger, Peter Balatzs, Doris Pack e Hannes Swoboda, Visar Zhiti etj... tė cilėt e klasifikuan atė si mjetin mė tė shkėlqyer nė pėrmbushjen e slloganit „T’a bashkojmė europėn nėpėrmjet kulturės“.

Pėr kėtė projekt unė tashmė jam propozuar pėr marrjen e cmimit „European Citizen Prize“, cmim ky qė e jep presidenti i EU Parlament nė Bruxelles.

Nė kaudėr tė inaugurimit tė kėtij projekti unė pata kėnaqėsinė dhe nderin tė marrė dhe njė letėr nga ana juaj nė tė cilėn ju i dashuri Mik bashkė me kėnaqėsinė qe ju sollėn idetė dhe konceptet e mia mė derguat edhe disa ide tuajat mbi identitetin dhe bashkimin europian. Nė kėtė letėr ndėr tė tjera ju mė shkruanit se “…zgjerimi i BE mund tė arrihet vetėm me ndihmėn e qytetareve dhe qytetarėve tė vendeve qė janė sot anėtarė, tė vendeve kandidate, si dhe atyre qė kėrkojnė tė marrin kėtė status tė kandidatit. Ne duhet t’u sqarojmė njerėzve ku qėndrojnė pėrparėsitė e kėtij zgjerimi dhe t’u bėjmė tė qartė se i kemi tė gjitha instrumentet e nevojshme pėr tė minimizuar rreziqet…Prandaj ėshtė detyra jonė qė ketė shumėllojshmėri kulturore qė ka Evropa t’a mbėshtesim e t’a vėmė nė pah, t’a vendosim atė ne axhendat e pėrditshme,  sepse ajo paraqet shigjetėn drejtuese e themeltare tė integritetit evropian, me njė ndikim tė thelle nė identitet tona europiane…“.

Frymėzuar nga keto ide tuajat si njė shqiptaro/austriak qė jam erdha nė idenė e ngritjes sė njė forumi qėllimi i sė cilės ėshtė ai i njohjes dhe i bėrjes sė njohur tė vlerave dhe vecorive mė tė mira tė Evropės. Kėshtu unė krijova “Vlora Forum for International Dialogue” ku me anėn e simpoziumeve „EU-between me and you“ kam arritur tashmė tė ngre njė platformė internacionale me bazė tė gjerė.

I dashur Z. Barroso,  
si njė njohės i mirė i juglindjes sė Evropės dhe si njė pėrjetues i shpeshtė i saj, kam njė pervojė qė m’a ka sjellė eksperienca ime shumė vjecare nė krijimin e forumeve dhe aktiviteteve evropiane nė gati tė gjitha shtetet e rajonit.

Unė i shoh gati pėrditė zhvillimet positive tė kėtij rajoni i cili nė shinat e historisė ka qėnė i njohur pėr instabilitet por qė tashmė me optimizėm ka vėnė nė sy rrugėn e anėtarėsimit drejt BE dhe e mban konsekuent kursin nė atė drejtim.

Njė nga kėto vende ėshtė dhe Shqipėria nė tė cilėn idetė dhe dashuria pėr Evropėn lulėzon mė shumė se nė cdo vend tjetėr tė rajonit (sipas opinionit tim). Unė ndjehem krenar dhe ngazėllehem kur pėrpara miqve tė  mi e cilėsoi vendin ku unė u linda  si “vendi i evropianėve”. Shqiptarėt e duan Evropėn dhe nė tėrė historinė e tyre kanė luftuar pėr vlerat e saj dhe identitetin e pėrbashkėt europian. Kjo ėshte ajo qė tregon se pse ata nė kėtė rrugė kanė pasur gjithmonė ndihmėn dhe prezencėn e miqve tė tyre tė mėdhenj europian.

Ashtu si dhe mė parė edhe sot ata u drejtohen kėtyre miqve dhe marrin me kenaqesi cdo ndihmesė, keshillė apo vlerėsim. Rruga e nisur drejt Evropės nuk ėshtė  e lehtė dhe shpeshherė mungon dhe eksperienca, por unė jam i bindur i dashur mik se nuk ka forcė natyrore qė mund t’a kthejė mbrapa Shqipėrine nga kjo rrugė e nisur pėr tek miqtė.

Pėrpjekjet e qeverisė sė sotme dhe qė priten me interes tė madh nga popullsia e vendit jane ato tė liberalizimit tė vizave. Si njė europian nė bindje dhe nė zemer i cili e di fare mirė se bashkimi evropian pa inkuadrimin e plotė tė juglindjes sė kontinentit do tė ngelej njė punė e lėnė nė gjysėm mė shtyn mua t’ju lutem juve i dashur mik qė kėto pėrpjekje t’i mbėshtesni nė mėnyrė qė edhe populli shqiptar e sidomos rinia e saj por edhe prindrit e mijra punonjėsve shqiptarė nė vendet e BE tė kenė mundėsinė e shkėmbimit tė njohurive dhe eksperiencave mė tė mira ashtu si dhe i takimeve mes brezave.

Unė jam mė se i bindur, i dashur mik se shqiptaret njė gjė tė tillė e meritojnė dhe se nuk kanė bėrė mė pak reforma evropiane se tė tjerėt qė tashmė e shijojnė lėvizjen e lirė e pa visa.

Mbėshtetja juaj do tė shihet si njė shenjė e mirė e asaj qė europa nuk e sheh shqiperinė si “cepin juglindor tė saj” por si njė vend qė ka qėnė dhe do tė jetė gjithmonė njė pjesė pėrbėrėse e historisė sė saj tė lavdishme.

Miqėsisht
i Jauji

Fate Velaj
Kryetar i Forum Weltoffen International, Austri si dhe i
Vlora Forum for International Dialogue