opinions, analysis and interviews

liberalizimi i vizave me shqiperine-leter per hannes swoboda-fate velaj, mai 2010 (al)

bisede me dr. hannes swoboda ne wien, gartnehotel altmansdorf per te diskutuar mbi liberalizimin e vizave me shqiperine.



vienna/vlora, 31 maj 2010
 
 
dr. hannes swoboda
zv/kryetar i fraksionit s&d në eu parlament
kryetar i grupit parlamentar s&d ne eu parlament
anëtar boardi i forum weltoffen international
 
për info:
fraksionit të socilistëve dhe demokratëve në eu parlament
 
 
i dashur hannes,
në rradhë të parë dua të të falenderoj për mbështetjen e dhënë në të gjitha këto vite që njihemi bashkë, njohje që kishte për bazë idetë dhe vizionet tona të përbashkëta për evropën si dhe respektin reciprok për punën e njëri tjetrit. kjo u thellua dhe nga ndihmesa që unë nëpërmjet artit, kulturës si dhe në krijimin e politikave kulturore dhashë në zhvillimet e juglindjes së evropes, një rajon që ka qënë në qëndër të punës tënde si eurodeputet.

por, qëllimi i kësaj bisede e letre është se jam habitur jashtë mase kur në mediat shqiptare lexova intervistën tënde dhënë në parlamentin evropian në bruksel mbi mundësinë e një vetoje të fraksionit tuaj të socialistëve dhe demokratëve kundër liberalizimit të vizave me shqipërinë nëse nuk zgjidhen mosmarreveshjet politike në tiranë.
 
në këto kohë të njohjes bashkë, unë të kam bërë një pasqyrim të gjatë të vendit tim gjë që është reflektuar dhe nga një angazhim i yti në paraqitjen e vendit nga i cili unë erdha. kështu ishte mundësimi që i bëre hapjes së expos time „vlora, vjena dhe brukseli“ në prill 2001 në  parlamentin evropian. unë aty paraqita jo vetëm ëndrrat e mia mbi vendin e paknjojtur në ambientet e parlamentit europian por, njëkohësisht unë paraqita dhe vizionet e mia mbi të ardhmen e  përbashkët evropiane: vlora-qyteti ku unë jam lindur, vjena-qyteti ku unë u rilinda dhe brukseli-kryeqyteti ynë i përbashkët.
 
në sirtarët e mia unë kam akoma letrën e shënimeve të tua mbas ekspozitës sime në parlamentin evropian. atëhere ti i dashur mik shkruaje se:
"fate velaj është një piktor që në mënyrën më të shkëlqyer prezanton evropën multikulturore. "multikulturë" nuk është për të një fjalë mode ose sllogan por praktike e jetuar përditë.nga kjo praktikë shpërthejnë si temat ashtu edhe ngjyrat në pikturat e tij. ngjyra të dhimbshme gjithashtu melankolike përzihen me ngjyra të çelëta, të gjalla dhe shpresëdhënëse. kështu paraqitet edhe bota jone dhe mbi të gjitha evropa. një evropë që piktori nga shqipëria që jeton në vjenë e paraqit direkt dhe indirekt dhe që shkon matanë evropës së bashkuar. fate velaj e ndjen veten në shumë vende të kontinentit europian si në shtëpinë e  tij dhe unë shpresoj që së shpejti e gjithë evropa të jetë shtëpia jonë e përbashkët.“
 
qysh atëhere kanë kaluar 9 vjetë dhe shqipëria është më afër asaj që ti e titullon „shtëpia jonë e përbashkët“.
që nga ajo kohë dhe ne së bashku i dashur mik kemi bërë shumë në afrimin e juglindjes së evropës drejt bashkimit evropian.ti në funsionet e tua ne eu parlament si dhe anëtar boardi i “forum weltoffen international”- organizatë që unë e drejtoj qysh nga viti 2001 ashtu sic jam dhe i “european forum al” dhe tashmë i “vlora forum for international dialogue”.
 
këtu më duhet të them se agendat tona shpesh herë janë takuar dhe se ne së bashku kemi zhvilluar aktivitete të herëpashershme qofshin ato në bruksel, beograd, shkup, berlin, pec, sofie, salzburg, etj e sic do të jenë dhe ato që do bëjmë së bashku në vjenë në datë 10 dhe 25 qershor mbi hapësirën e danubit.
nuk duhet të harrojmë edhe ato në shqipëri ku ti me ftesën time ke qënë në tiranë, http://www.velaj.com/?cid=1,103,111,  vlorë http://www.velaj.com/?cid=1,103,164
e së fundi në pogradec http://www.velaj.com/?cid=1,103,252 si dhe dëshirën tënde të përhershme të vish në shtëpinë time në vlorë e të vazhdosh bisedën me miqtë e familjarët e mi.
 
unë e vlerësoj shumë faktin i dashur mik që ti pranove të jesh anëtar i asaj që unë kam quajtur steering committee for foreign relations  (komiteti i drejtuesve për marrëdhënie me  jashtë) të “vlora forum for international dialogue” dhe jam i bindur se me ndihmën tënde dhe miqve tanë evropian do arrijmë t’a bëjmë vlorën një qëndër të rëndësishme të agendave europiane të juglindjes së evropës si dhe ato euromed si „kryeqytetin mesdhetar te ballkanit“.
 
i dashur hannes,
liberalizimin e vizave me shqipërinë unë e shikojë si një fitore të madhe të shqiptarëve dhe të evropianëve gjithashtu. kjo pengesë lëvizjeje që ka patur shqipëria ka bërë të mundur jo vetëm vështirësimin e kontakteve, transmetimit të ideve e vlerave të përbashkëta por edhe të ndjenjave të mallit e nostalgjisë për njëri tjetrin. tashmë ne do vemë e do vimë te njeri tjetri me dëshirën e madhe të asaj që duam të ndërtojmë “shtëpinë e përbashkët europiane”. por, idea juaj (s&d) e nje vetoje kundër liberalizimit të vizave me shqipërinë vetëm se nuk merren vesh me njëri tjetrin politikanët në shqipëri është tërësisht e gabuar dhe kondraproduktive.
 
ju doni të dënoni një popull të tërë dhe pa menduar shtoni porcionin e armiqësisë ndaj bashkimit europian. lëvizja e lirë e shqiptarëve do mundësojë njohjen e vlerave të demokracisë europiane e kështu do sjellë më pak militantizem të sëmurë në jetën politike shqiptare. kjo do jetë vlera dhe fitorja më e madhe e kësaj lëvizjeje. nëse ju vendosni veton-të cilën unë nuk e besoj- ju nuk dënoni politikanët të cilët i kanë passaportat pa viza. ju doni të dënoni nënat e baballarët që duan të venë te femijët e tyre nëpër be e të shohin nipër e mbesa të lindur andej. ju doni të dënoni studentët që duan të arsimohen në universitete elitare, ju doni të dënoni…
 
ti vetë ke thënë shpeshherë se je i lumtur që jemi miq bashkë. e pra i dashur mik: si fate velaj ka shumë në shqipëri! gjatë vizitave të tua aty ti takove miqte e mi si pandin, enean, gjergjin, artanin, përparimin, endrin, ardianin etj që tashmë janë bërë miq të tu por, dhe të tjerë do të bëhen miq të tu e të miqve të tu.
 
nëse në tiranë sot ka mosmarrëveshje kjo sipas mendimit tim nuk duhet të reflektohet në asnjë vendim të parlamentit evropian për të ardhmen e lëvizjes së lirë të shqiptarëve. ato që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë janë siguria dhe arritjet në sektorë të ndryshëm për të cilën miku ynë werner faymann-kancelar i austrisë-në letrën që më dërgonte konstatonte me të drejtë se shqipëria ka bërë hapa të shkëlqyer në këtë drejtim.
 
nëse politika sot nuk gjen gjuhën,mendjen  dhe rrugën parlamentare kjo nuk duhet kthyer në një “penalty” për popullin shqiptar. këtë e di fare mirë dhe ti i dashur mik. ne kemi shkëmbyer shumë herë mendimet tona mbi jetën politike në shqiperi e në europë dhe shumë herë kemi qënë në sintoni në mendimet tona.
 
unë, si një evropian në bindje jam i mendimit se liberalizimi i vizave nuk duhet përdorur si një mjet trysnie apo kërcenimi ndaj një populli i cili prej 60 vjetësh pret të lëviz e të hyjë i lirë, pa frikë e si në shtëpinë e tij ne atë që ne e quajmë “shtëpinë tonë të përbashkët” .
 
i yti,
fate velaj