opinions, analysis and interviews

Rudina Merkuri - Kreuztanne

Rudina Merkuri

 

...Duke lexuar romanin"Kreuztanne" te autorit FATE VELAJ.

 

Duke shfletuar manualin shpirtëror të kujtimeve e të mallit, te ky roman muret e brendshme rebelohen, përtej ndarjes së kufijve drita shkëlqen në sytë e emigrantit, pranverat e jetës bertasin në kurm heshtje, mërgimi merr ethe përjetimi, vetvetja thërret, rezistenca e jetës përthithet në tatuazhin bardhë -gri-të kuqe.

Ky roman jetësor shfaq perla të gjakosura, nata dhe dita shkruajn oshëtimat e ajrit që lëvizin kordinata të largëta, aty ku ti e ndjen veten me fuqi imediate mbi tylet e ftohta, të huaja, për të ngrohur sadopak shpirtin nga malli ku ike.

Romani vjenë si univers i përmalluar, diku me brigje të thyera, diku mes prangosjes së një lirie, apo të një zëri mbi hekurosjet e kohës. Kjo amplitudë  shoqërohet nga parantezat ku nënkëmbëzat e udhës fshehin konteksin e kolleve të hidhura por, nga ana tjetër fjalët kanë zjarrë, 

shkunden si dritë malli, si një telegram zemre ku kryhet ventilimi i plotë me pasardhsit.

I lagur nga shiu i mallit ne dhé të huaj, i voltazhit ku preken dashuritë, kryqezimet, të cilat nuk perzgjidhen, por mbajnë peng pritjen...

mallin...

mbijetesën mbi kokrizat e dhimbjes.

Te çdo fjali del brumi i damarëve fisnik, sfida ku krejt i vetëm me një çantë ne dorë plotë ngjyra hap shtigjet,

rrugët memece të ftohta, 

gjen kufijt e qiejve,

copat e muzgut ku gdhihej midis ditës dhe natës, 

midis territ dhe jetës qe ai e priti i qetë, me buzëqeshje.

Kjo djersitje e replikave të endrrës e vesh romanin me një ngjallje, me një përqafim në kufi të dy botëve, në ag -vigjiljen e një rilindje.

Mes këtyre meridianeve paralel, plotë erë, fllad, dhimbje, dogana e dritëshpresës agoi në krahët e perqafimit, të mallit, 

shpresës,

jetës.....

 

Respekte për zotit Fate Velaj.

 

RUDINA MERKURI.