opinions, analysis and interviews

Edi Rama ITAKA

Edi Rama – fjala në promovimin të romanit tim ITAKA (pjesa e tretë e troligjisë Kreuztanne)
Kryeministria, 13.02.2020

 

...sot është dita për të prezantuar Faten mbasi librin unë nuk e kam lexuar akoma, por që do ta lexoj ndërsa për Faten, nuk mbarronë asnjëherë prezantimi.

Jeta e Fates është një libër më vete që ka një pafundësi kapituj sh. Këtë e lidh dhe me titullin “ITAKA” që, për mendimin tim, nuk është pikëmbrritja por rruga drejt pikëmbrritjes.
Fate është një njeri që lëviz për diku, por rrugës, në përpjekjen për të arritur aty ku e çon imagjinata, duke lëvizur në kronika të vështira e plotë ambicie, ndalon në stacione të ndryshme të cilat, asnjëherë nuk i mjaftojnë. Por, kur e kupton që stacioni i radhës nuk është pikëmbrritja, niset përsëri në udhëtim.
Kjo shpresa për të arritur në pikëmbërritje i kthehet në dëshirë për të shkruar. I kthehet në dëshirë për të përuruar, në dëshirë për të ndarë me të gjithë vendndodhjen e tij, a thua se ka në dukje frikën se mos e harrojnë por në fakt, nuk është frika se mos e harrojnë. Ajo është nevoja për të treguar se udhëtimi i tij vazhdon madje, për tu krijuar të tjerëve idenë se ata, janë thjesht ndjekës të tij në këtë rrugëtim.
Dhe Fate, ja arrin ta krijoj këtë ide. Nuk janë të paktë ata që lodhen prej tij dhe nuk duan të dijnë më për të. I bëjnë bllok në whapp, bllok në email, bllok në të gjitha aplikacionet e mediave sociale duke menduar se fajin ja u ka Fate por në fakt, është pafuqia e tyre për ta ndjekur atë në rrugëtimin e tij pa mbarrim.
Dua tu them atyre që nuk e njohin Faten se, aktorët që lexuan pjesë nga romani i i tij, u munduan të na emocionojnë por, as e para dhe as i dyti, sado që bënë ç’është e mundur, nuk e arritën dotë mbasi Fate, është i parecitueshëm. Prandaj dhe paraqitja e tyre ishte mediokre. Dhe këtu, nuk është faji i tyre por vetëm pamundësia për të recituar Faten.
Unë them se ka një veçori në të gjitha promovimet e zakonshme të librave sepse, zakonisht, në to, pritet të promovohet libri ndërsa me Faten, promovohet një person dhe librat, pikturat fotografitë shkrimet, janë pjesë e kontekstit.
Të gjitha murmuritjet e nënës së tij sikur fliste me Melon për të cilat Fate mendon se ajo po i tregon shumë gjëra për të, ku ishte e ku do shkojë deri tek deti i Vlorës që Fate në roman e trajton si një pasuri që e ka në inventar dhe ja dhuron të tjerëve ashtu si dhe vetë diellin e Vlorës që e merr me vete dhe ja u vë anglezëve mbi kokë, si për t’i ndiçuar një moment në atë pezmatim të madh ku jetojnë e së fundmi, t’i luten t’i marrë të gjithë me vete të lahen në detin e Vlorës, përbëjnë një lloj bote të cilën, mesa e kam venë re dhe vetë më parë, përbëjnë botën e madhe të Fates.
Së fundmi, jo rastësisht vihet re dhe në kopertinën e pasme, ku sheh që dhe vetë Ismail Kadare i ka kushtuar një shkrim si një shenjë e asaj se dhe vetë Kadare, nuk është në gjedje ta ndjek Faten në gjithë ato gjera që benë duke i dhënë një shkrim për ta përdorur në të gjitha librat që Fate do të shkruaj më vonë.