catalogues, brochures and greetings word

catalogue - "good morning, balkan" 3, albanian national gallery, tirana - ©

  • KATALOG TIRANA

 

31.october 2005 exhibition catalogue in 50 pages, 21x29 cm in colour, published in tirana with texts in german and albanian by ursula plassnik, bujar leskaj und fate velaj. for more information about the exhibition please see " views of activities "

ursula plassnik-ministre e puneve te jashtme te austrise


europa merr jete ne saj te ngjyrave dhe shumellojshmerise se saj. edhe austria me projektet e saj kulturore jashte vendit deshiron gjithashtu te kontribuoje e te perkrahe kete shumellojshmeri. ajo ka patur mundesine te perfitoje ne te shkuaren nga influenca e hapesirave te ndryshme kulturore e per kete arsye shkembimi kulturor ka per ne nje rendesi te vecante.

austria eshte e lidhur ngushte me vendet e europes juglindore vecanerisht ne fushat e politikes, kultures e historise, dhe eshte mese e kuptueshme qe edhe gjate presidences austriake te bashkimit europian ne gjysmen e pare te vitit 2006 keto vende te jene ne qender te vemendjes. ne mbeshtesim ketu nje dialog gjitheperfshires, jo vetem dialogun politik, por mbeshtesim dhe dialogun kulturor, dhe gjithashtu dialogun qe perfshin te gjitha fushat e shoqerise. dialogu eshte nje parakusht i te jetuarit ne paqe me njeri- tjetrin per popujt e europes juglindore.

per kete arsye gezohem qe ekspozita “good morning balkan” mbas presantimeve ne greqi dhe rumani do te stacionohet ne shqiperi. shoqata “forum weltoffen” fton ne perballjen e bashkejeteses se kulturave, gje e cila mbeshtetet edhe nga politika e jashtme kulturore e austrise.

me kete rast falenderoj kuratoret, galerine shqiptare te arteve ne tirane dhe te gjithe ata qe kane dhene kontributin e tyre ne realizimin e ketij projekti. i uroj ekspozites shume suksese ne perpjekjet per te nxitur perballje dhe dialogje te reja.


bujar leskaj–minister i kultures se shqiperise

ekspozita “good morning, balkan” nxit njohjen e mendimit artistik, shkėmbimin e ideve dhe informacioneve midis artistėve  dhe, nė tė njėjtėn kohė, u jep mundėsi atyre tė paraqesin fizionominė e tyre artistike dhe vlerat mė tė mira tė vendeve nga vijnė.

shembulli i kėsaj ekspozite, inicuar nga forum weltoffen international, e cila vjen nė tiranė pas athinės dhe bukureshtit, tregon qartė rėndėsinė dhe rolin e artistėve si mendimtarė dhe korrektivė tė shoqėrisė nė ndėrtimin e urave tė dialogut midis popujve dhe emancipimin e mėtejshėm tė kėtij rajoni, qė jo rrallė ėshtė karakterizuar nga mosmarrėveshjet etnike, fetare dhe nga mendėsia e mbyllur.

fakti qė kjo nismė e rėndėsishme promovohet nga austria, njė vend historikisht mik i shqipėrisė, e cila pas dy muajsh merr drejtimin e be, tregon edhe njė herė se ballkani dhe shqipėria janė  nė vėmendjen europiane dhe se e kanė tė ardhmen atje.

me kėtė rast dua tė pėrgėzoj dhe tė falėnderoj artistėt pjesėmarrės nė kėtė ekspozitė pėr punėn e tyre, vizionet dhe mesazhet universale qė pėrcjellin, duke u uruar njė mirupafshim nė shqipėri.


fate velaj-kryetar i forum weltoffen international

„ they have more history as they can consume…“ (winston churchill)


si njė pikė kontakti ndėrmjet lindjes dhe perėndimit, ndėrmjet botės sė krishterė dhe asaj myslimane, duke qėnė shpeshherė nėn sundimin e perandorive dhe monarkive, diktaturave dhe sot nėn sisteme demokratike tė brishta, mund tė thuhet me plotė gojė se ballkani ka nje histori sa tė lavdishme aq dhe tė dhimbshme.

sa tė vetėdijshėm jemi pėr kėtė histori dhe a ėshtė e nevojshme njė rishikim i saj nė mėnyrė qė tė nxjerrim mėsimet pėr tė ardhmen? si ėshtė gjendja nė ballkanin e sotėm dhe si do tė jetė e ardhmja e tij?  ēfarė roli mund tė luajė arti dhe kultura? cili ėshtė vendi i artistėve nė shoqėri dhe ēfarė pėrgjegjėsish mund tė marrin ata? a munden ata tė pėrmiresojnė kohėn?
 
"kush ben nje udhetim  ka se ē'tė  tregojė"
kjo shprehje e matthias claudius merr nė ballkan kuptimin e saj mė tė plotė. pėr njerėzit e kėtij rajoni levizjet kanė qėnė karakteristika e tyre e pėrhershme, forma mė e vjetėr e ekzistencės. udhėtimet janė   bėrė nė tė mirė e nė tė keqe, pėr vete dhe pėr tjetrin, nga kureshtja dhe malli, pėr tė qėnė tė lirė e pa kufij. kėtė detyrė tė "vėshtirė" e marrim ne, artistėt dhe mundohemi qė tė tregojmė ėndrrat, gjakimet dhe shpresat e nė tė njėjtėn kohė parashtrojmė vizione pėr njė botė me mė pak probleme. artistėt janė gjithmonė shtegėtarė, udhetarė nėpėr botė. ata nuk pėrcaktojnė, ata vėrejnė dhe grumbullojnė, sajojnė dhe bashkojnė, u shmangen "rregullave" dhe i vėnė ato nė pikpyetje. ata bashkojnė realen dhe irealen, refleksionin dhe projeksionin, strukturėn dhe kaosin. ata nuk njohin kufij por i kalojnė ato. veprat e tyre janė strategji artistike, pėr tė ndjerė dhe pėr tė paraqitur botėn ndėrmjet qiellit dhe tokės, ndėrmjet realitetit dhe imagjinates ndėrmjet tė shkuarės dhe tė ardhmes. 

nismėn "good morning, balkan" unė e shikoj si njė mundėsi tė mirė pėr tė paraqitur obligimet, shpresat dhe njėkohėsisht rėndėsinė qė ka sot juglindja e europės. nė tė njėjtėn kohė ajo ofron informacion  mbi pėrparimet kulturore nė ballkanin e sotėm dhe jep mundėsinė pėr thellimin dhe pasurimin e marrėdhėnieve ndėrmjet vendeve tė kėtij rajoni dhe europės sė bashkuar. antarėsimi i vendeve ballkanike nė kėtė union nuk ėshtė vetėm  njė shans pėr kėto vende,  por duhet parė dhe si njė pasurim pėr vetė bashkimin europian.

paraqitja nė njė sallė tė vetme e artisteve nga vende, besime fetare dhe kėndvėshtrime tė ndryshme ėshtė treguesi mė i mirė pėr marrėdhenie dhe mirėkuptim me njeri-tjetrin dhe nė tė njėjtėn kohė ofron vizione tė reja pėr bashkėjetesė dhe prosperitet.