catalogues, brochures and greetings word

catalogue - "good morning, balkan" 4, national gallery of kosovo, pristina - ©

  • katalog

 

09.mai 2006 exhibition catalogue in 52 pages, 21x29 cm in colour, published in pristina with texts in german and albanian by franz morak, astrit haracia, bujar leskaj, luan mulliqi and fate velaj. for more information about the exhibition please see " views of activities "

franz morak - sekretari austriak i shtetit per art dhe media

per arsye te pozicionit gjografik, e pozicionuar ne mes te europes, dhe nga pervoja e mirenjohur historike ne arredheniet me europen unglindore, austria luan nje rol te rendesishem ne procesin e integrimit te vendeve juglindore te ballkanit ne be.

europiani i madh jean monnet, ka thene, sikur t'i jepej shansi ta fillonte nga e para projektin europa, atehere ai do fillonte me fushen e kultures. sepse arti ka vetine ta stimuloje dialogun jashte kufijve kombetare dhe jashte kufijve te qyteterimit, te cilet duken ne menyre iluzore si te pa kapercyshem. me ane te artit behet e mundur te rizbulohen rrenjet e perbashketa dhe te kapercehen kufijte, sidomos ata qe ndodhen ne forme paragjykimesh ne kokat tona.

gezohem qe ekspozita ,,good morning balkan''  mbas stacioneve ne athine, rumani, shqiperi po prezantohet dhe ne prishtine. une i uroj artisteve pjesmares dhe organizatorve teper te angazhuar, te forumit weltoffen, shume sukses dhe shume takime te reja dhe sa me te frytshme.


astrit haraqija - minister i kultures se kosoves

askush dhe asgjė mė shumė se arti dhe vlerat kulturore nuk mund tė lidhin popujt dhe vendet e ndryshme. edhe kosova si pjesė e europės shquhet pėr vlerat e pasura nė zhvillimin e artit nė pėrgjithėsi.
edhe vlerat e kultivuara nė kosovė dhe hapėsirėn shqiptare nė pėrgjithėsi kanė ushtruar ndikimin e tyre dhe kanė lėnė gjithsesi gjurmė te popujt dhe kulturat tjera nė ballkan dhe mė gjėrė. si kudo tjetėr nė botė,edhe kėtu tek ne gjenden vlera unikale dhe shumė tė rėndėsishme te qytetėrimeve tė lashta tė popujve tė ndryshėm qė nepėr kohė lėvizėn ose qėndruan pėrkohėsisht nė kėto hapėsira. kjo,gjithandej,dėshmon edhe nė ditėt e sotme se kėto vlera kanė pasur dhe kanė njė rol tepėr tė rėndėsishėm nė aspektin e shkėmbimit tė vlerave kulturore universale. nė kėtė kuadėr kėto procese tė pashmangshme kulturore po ndodhin edhe sot dhe janė pjesė e ecjes sonė nėpėr kohė,e qė dėshmojnė jo vetėm nivelin kulturor,por edhe ate qytetėrues.
mė mirė se kushdo tjetėr krijuesit,pra artistėt janė ata qė me nivel e kulturė deri nė pėrsosje bartin nepėr kohė kėto vlera. si tė tilla bartin edhe mesazhin e paqes dhe mirėsisė ndėrmjet popujve,pa asnjė ngjyrim nacional, fetar,racor apo tė ngjyrės. prandaj, jo rastėsisht thuhet se elita artistike pėrfaqėson edhe shpirtin krijues autokton,sensin krijues,tiparet dalluese tė popujve,frymėn qytetėruese dhe shkallėn e zhvillimit intelektual tė popujve e vendeve tė ndryshme.
ne nė kosovė, ndėrkaq hapėsirat ku jetojmė e veprojmė i shohim dhe i konsiderojmė si tė pėrbashkėta dhe punojmė e veprojmė qė paqja e mirekuptimi, dialogu e toleranca tė jenė udhėrrėfim yni dhe emblemė me tė cilėn identifikohet njė popull e njė vend qė ka vlera dalluese nė kuadėr tė vlerave tė pėrbashkėta qytetėruese pa tė cilat nuk mund tė jemi pjesė e civilizimit europian dhe mė gjėrė.
gjithandej,vlerėsoj se ekspozita qė do tė hapet nė prishtinė do ti shėrbej mė sė miri mesazhit tė paqes e bashkėpunimit dhe shkėmbimit tė vlerave njohėse ndėrmjet banorėve tė kėsaj pjese tė planetit nė tė cilin jėtojmė ne.
vlerat qė do tė shfaqen kėsaj radhe kėtu nė kosovė do tė mirėpriten nga publiku i ndėrgjegjshėm kosovar,i cili ka dėshmuar se din ti cmoj dhe ruaj ato sit ė vetat nepėr kohė.
poashtu,unė u jam shumė mirėnjohės artistėve pjesėmarrės dhe tė gjithė atyre qė nė mėnyra tė ndryshme ndihmuan organizimin e kėsaj ekspozite .ndihma jonė si institucione tė kulturės nuk do tė mungojė sa herė qė projektet si ky sjellin vlera tė cmuara artistike.
arti dhe artsitėt fisnikėrojnė jo vetėm shpirtin por edhe mendjen e njerėzimit.
fat dhe suksese!


bujar leskaj - minister i kultures se shqiperise

arti dhe kultura eshte ura lidhese ndermjet popujve. europa dhe ballkani si pjese e saj, shquhet per nje tradite te pasura ne zhvillimin e artit. format e
artit tradicional dhe te kultivuar brenda shteteve te europes, perpos vlerave universale, brenda rajoneve me te vogla kane gjuhen e tyre te veēante e te dallueshme. gjate historise se artit ne keto treva mund te hetosh qarkullimin e ketyre vlerave dhe ndikimet dhe gjurmet qe lene ato tek njera-tjetra.

qysh ne kohet e lashta, por edhe sot, ne ditet tona gjejme ne ballkan forma unikale te artit dhe arkitektures te qyteterimeve antike ilire, greke dhe romake, si dhe kulturat e mevonshme bizantine, sllave,otamane, austro-hungareze, etj, gje  qe deshmon se keta popuj  kane nje tradite te pasur dhe kane lujtur nje rol te patjetersueshem ne shkembimin e vlerave kulturore, proces qe vazhdon edhe sot. artistet me format e tyre te shprehjes jane percuesit me te mire te ketyare vlerave tradicionale dhe universale, te shkelqyera dhe me te paqesoret e popujve. si te tilla, keto vlera ekspozohen duke prure tiparet dalluese, shpirtin autokton, frymen lokale, intuiten krijuese, cilesite e eperme te elites artistike te ketyre vendeve.

ministria e kultures se shqiperise e sheh ballkanin si shtepine e perbashket te te gjithe ballkanasve ne te cilen paqja, mirkuptimi,dialogu, pranimi i te ndryshmit e toleranca te jene virtytet me te cilat te gjithe duam te identifikohemi e alternativa jone kryesore ne integrimin tone europian.

pata fatin te hapja ekspoziten "good mornig, ballkans" qe u organizua ne tetor 2005 ne galerine kombetare te arteve ne tirane dhe them me bindje te plote se ishte nje feste e artit, ku veprat e paraqitura u priten me interes te madh dhe rembyen zemrat e  publikut shqiptare. duke e vlersuar per kete ekspoze qe ishte nga me te mirat, jo vetem per vlerat e saj artistike por edhe per prurjen e formave te reja figurative nga vendet e europes juglindore. kultura eshte gjuha jone, komunikimi yne me efikas. ne muajin shkurt te ketij viti ne organizuam ne tirane takimin e  ministrave te kultures se rajonit tone  duke deshmuar vullnetin tone te perbashket per nje angazhim me te madh ne art dhe kulture  ēka do te thote se ballkani po i le pas paragjykimet, merite, dhe po ecen drejt se ardhmes integruese europiane.

ekspozita ne prishtines eshte padyshim nje hap i rendesishem ne shkembimin e vlerave dhe nje tendence pozitive per te mos u ndalur ne rrugen e
njohjes se ndersjellte. jam i bindur se publiku artdashes kosovar do t'a mireprese dhe me kete rast dua te falenderoj te gjithe ata qe e mundesuan kete
projekt dhe ne vecanti te gjithe artistet pjesmarres dhe ju garantoj mbeshtetjen time si minister i kultures se shqiperise, ne percapjen tuaj fisnike
per te perēuar te bukuren dhe paqen ne mendjet dhe zemrat e ballkanasve.


luan mulliqi – drejtor i galerise kombetare prishtine

arti dhe kultura ende mbesin lidhjet mė interesante dhe mė natyrore nė mes njerėzve e popujve tė cilėt kanė komunikuar me shekuj mes vedi. sigurisht se ky komunikim do tė ishte i mangėt pa nektarin e artistėve  tė cilėt duke shtegtuar nga njė vend nė vendin tjetėr kanė sjellė pėrvojat e ndėrrimit tė rregullave tė kohės, tė reales dhe ireales duke tejkaluar kufijtė gjeografik, dhe duke krijuar hibridizimin kulturor.

vet titulli i kėsaj ekspozite “good morning, ballkan” ėshtė njė vazhdimėsi e komunikimit nė njė frymė tė re tė rajonit. ky projekt me titull kaq optimist tenton qė tė vazhdon rindėrtimi i urave normale tė komunikimit kulturor pėr tė cilėn aq shumė kemi nevojė nė kėtė periudhė tė integrimeve. artistėt pjesėmarrės tė kėsaj ekspozite tė mbledhur nė njė sallė nga vendet e ndryshme, secili me vizionet individuale specifike nė veprat e tyre po pasurojnė edhe mė shumė mozaikun kulturor tė ballkanit.

vetė fakti se kjo ekspozitė e cila po shtegton nė qendrat e rajonit forcon komunikimin tonė dhe sjell shpresa pėr njė mėngjes mė tė ngrohtė pėr tė gjithė ne nė tė ardhmen.

ėshtė kėnaqėsi e posaēme pėr institucionin tonė qė edhe ne jemi pjesėmarrės i kėtij projekti i cili pas udhėtimit nga rumania, greqia dhe shqipėria do tė ndalet edhe te ne nė kosovė pėr mė shumė se dy javė, gjatė kėtij muaji tė ngrohtė tė majit.


fate velaj - kryetar i forum weltoffen international

"kush bėn njė udhetim  ka ē'tė  tregojė"
kjo shprehje e matthias claudius merr nė ballkan kuptimin e saj mė tė plotė. pėr njerėzit e kėtij rajoni levizjet kanė qenė karakteristika e tyre e pėrhershme, forma mė e vjetėr e ekzistencės. udhėtimet janė   bėrė nė tė mirė e nė tė keqe, pėr vete dhe pėr tjetrin, nga kureshtja dhe malli, pėr tė qenė tė lirė e pa kufij. kėtė detyrė tė vėshtirė e marrim ne, artistėt, dhe mundohemi qė tė tregojmė ėndrrat, gjakimet dhe shpresat e nė tė njėjtėn kohė parashtrojmė vizione pėr njė botė me mė pak probleme. artistėt janė gjithmonė shtegtarė, udhėtarė nėpėr botė. ata nuk pėrcaktojnė, ata vėrejnė dhe grumbullojnė, sajojnė dhe bashkojnė, u shmangen "rregullave" dhe i vėnė ato nė pikėpyetje. ata bashkojnė realen dhe irealen, refleksionin dhe projeksionin, strukturėn dhe kaosin. ata nuk njohin kufij, por i kalojnė ato. veprat e tyre janė strategji artistike, pėr tė ndjerė dhe pėr tė paraqitur botėn ndėrmjet qiellit dhe tokės, ndėrmjet realitetit dhe imagjinatės ndėrmjet tė shkuarės dhe tė ardhmes. 

nismėn "good morning, balkan" unė e shikoj si njė mundėsi tė mirė pėr tė paraqitur obligimet, shpresat dhe njėkohėsisht rėndėsinė qė ka sot juglindja e europės. nė tė njėjtėn kohė ajo ofron informacion  mbi pėrparimet kulturore nė ballkanin e sotėm dhe jep mundėsinė pėr thellimin dhe pasurimin e marrėdhėnieve ndėrmjet vendeve tė kėtij rajoni dhe europės sė bashkuar. anėtarėsimi i vendeve ballkanike nė kėtė union nuk ėshtė vetėm  njė shans pėr kėto vende,  por duhet parė dhe si njė pasurim pėr vetė bashkimin europian.

paraqitja nė njė sallė tė vetme e artistėve nga vende, besime fetare dhe kėndvėshtrime tė ndryshme ėshtė treguesi mė i mirė pėr marrėdhėnie dhe mirėkuptim me njėri-tjetrin dhe, nė tė njėjtėn kohė, ofron vizione tė reja pėr bashkėjetesė dhe prosperitet.

si kurator i ekspozites dhe si president i forum weltoffen international e shikoj kete aktivitet ne prishtine si nje mundesi te mire per te prezantuar zhvillimet artistiko- kulturore  ne ballkan por gjithashtu dhe rendesine qe ka sot  juglindja e europes. ajo eshte ne te njejten kohe edhe nje rast i mire per te informuar mbi zhvillimet kulturore ne kosove si dhe nxitjen dhe pasurimin e marredhenieve kulturore mes vendeve ballkanike dhe perspektives se tyre europiane.