catalogues, brochures and greetings word

brochure - "al-eu-al", national museum tirana and university of vlora - ©

  • al-eu-al

 

12.mai 2007. brochure of activities in 70 pages, 21x29 cm in colour, published in vienna with texts in german and albanian by alfred moisiu, fate velaj, hannes swoboda, ilir meta and lorenzo tomassoni. for more information about the exhibition please see " views of activities "

 

alfred moisiu - presidenti i republikës
nga fjala e mbajtur ne hapjen e expos "ndjenja shqipetare & frymezime europiane me vepra arti nga fate velaj dhe hannes swoboda

“…jam plotësisht dakord me të gjitha ato që tha fatmiri - një djalë shqipëtar që dallgët e fatit e cuan në vende të largëta por që diti të bëjë nëj emër të mirë e të respektuar-…pra në hyjmë në europë për të marrë kulturë por njëkohësisht kemi edhe cfarë cojme. lashtësia e popullit shqiptar, virtytet e popullit tonë, arti ynë i vjetër, janë vertetë një pasurim që mund ti bejmë europës...”


fate velaj - ideator dhe organizator i platformes "al-eu-al"
nga fjala e mbajtur në hapjen e simpoziumit "europa-sa larg së afërmes" në universitetin e vlorës

i nderuari z. rektor, i zoti i shtëpisë,
i inderuari z. meta
lieber hannes,
egreggio console generale d’italia sig.tomassoni,
të nderuara zonja e zotërinj,
të dashur studentë.

dje, në ambientet e muzeut historik kombëtar në tiranë ne startuam platformën „al-eu-al“. kjo platformë startoi me anën e një ekspozite jo vetëm interesante për nga veprat në pikturë e fotografi të paraqitura nga unë dhe miku im i vjetër hannes swoboda por edhe nga titulli i saj: “ndjenja shqiptare-frymëzime europiane”. ndjenja e frymëzime të alternuara të dy personave të lindur në vende të ndryshme, me histori e kultura te ndryshme të të njëjtit kontinent por që të përbashkët kanë idenë dhe vizionet e vetë kontinentit: atë të një europe si shtepia jone e përbashkët.
nuk ka vlerësim më të madh për një aktivitet kur hapjen e saj e bënë vetë i pari i shtetit, presidenti i republikes z.alfred moisiu që jo vetëm n’a nderoi me ardhjen e tij por përdori edhe fjalë të përzgjedhura në fjalën e tij duke n’a dhënë ogurin e mirësisë për idenë dhe dëshirën tonë, atë që t’a shohim shqipërinë sa më shpejt në “europë”.

të nderuar miq,
idea e themelimit të një platforme si “eu 4 you”(al-eu-al) mua më ka lindur qysh kur nga “politikanët” shihja e lexoja diskutime që  hyrjen në be të shqipërisë e shtynin në vitet dhe dhjetëvjecarët e ardhshëm. keshtu, erdha në idenë e formimit të një platforme e cila në principiet e saj të ketë idenë bazë të europës moderne, atë të vlerave universale të njerezimit, atë të transferimit të lirë të vlerave, kulturave dhe ideve. një platformë që ka për qëllim që virtytet dhe vlerat dhe arritjet më të mira shqiptare t’i rizbulojë dhe t’ja paraqesë ato denjësisht opinionit europian. eshtë kënaqësi e madhe për mua kur shoh se në qytetin tim ka kaq shumë interes për të marrë pjesë në debatet mbi të ardhmen europiane të shqipërisë.
gjithashtu është kënaqesi kur shoh se interes ka edhe nga qytete të tjera dhe me këtë rast dua të falenderoi dhe i uroj mirëseardhjen kryetarit të bashkisë së pogradecit z. artan shkembi si dhe yllit të fotopejsazhit shqipëtar, ardian fezollari.

platformën "al-eu-al" e shikoj si një mundësi të mirë për të paraqitur obligimet, shpresat dhe njëkohësisht rëndësinë që ka sot shqiperia. në të njëjtën kohë ajo ofron informacion  mbi përparimet politike, ekonomike e kulturore në shqiperinë e sotme dhe jep mundësinë për thellimin dhe pasurimin e marrëdhënieve ndërmjet saj dhe europës së bashkuar. ajo do të tregojë se antarësimi i shqiperise në be nuk është vetëm  një shans për të,  por duhet parë dhe si një pasurim për vetë bashkimin europian.
por, europa nuk duhet ta shikojë shqipërinë si një nxënës për detyrat që duhet të kryejë, por ta vlerësojë edhe për pasuritë kulturore dhe vlerat origjinale që mbart ky popull.
nëse do të pyetesha se për cfarë ka më shumë nevojë politika shqiptare sot pergjigja ime do të jetë vetëm me një fjalë: vizioni.
kam frikën se në shumë raste dhe situata vendi lëviz amok. nëse do t’u referohemi zhvillimeve europiane dhe ne se marrim nën lupë disa kryeqytete apo shtete te be shohim se në momente te caktuara ato kane startuar edhe iniciativa te caktuara. kështu në fund te mijëvjeçarit dhe fillimin e një te riu si viti 2000 shohim iniciativa të tilla si ajo e ndërmarrë nga kryetari i bashkisë së vjenës michael häupl me "vizionet vjeneze 2010" ku ai mblodhi rreth vetes të gjithë ata që donin të jepnin idetë dhe mendimet e tyre se si do të ishte vjena mbas 10 vjetësh.

po kështu kryetari i bashkisë së londrës ken livingstone startoi iniciativen "london in europe" apo ish kancelari i gjermanise gerhard schröder me “agenda 2015” etj. pra, kur shtete e kryeqytete që kanë bërë historinë e kontinentit europian dhe qe janë të stabilizuara dhe përparuara ndërmarrin hapa e iniciativa mbi vizione për të ardhmen ne, shqiptarët nuk kemi një ide të qarte se ku jemi e ku duhet te vemi.
fillimi e kesaj inicitaive mbi vizionet dhe endrrat europiane shqiptare jo pa qellim unë mendova t’a fillojmë ketu, ne universitet perpara studentëve mbasi janë ata që kanë ëndrrat dhe dëshirat më të mëdha të hyjnë në “europë”.
sjellja e personaliteteve nga be bëhet vetëm e vetëm me qëllim që ata të njohin dëshirat e “atyre” që janë në të vërtetë më të interesuar nga hyrja në unionin europian. por, në shumicën e rasteve vijnë personalitete të larta nga be dhe diskutojnë me qeveritarët. mbasi i degjojnë ata largohen me mendimin se ishin në “berisha land”, “rama land”, “meta land” etj dhe nuk njohin atë që është e vërteta dmth “albanian land” pra njerëzit e këtij vendi, ëndrrat e deshirat e atyre që janë drejtpërdrejt të prekur nga hyrja apo moshyrja në be. kështu, një  qellim tjetër i iniciativës “al-eu-al” është që të ngushtojë “distancën” e krijuar mes këtyre të ashtuquajtur vendimmarrës të be dhe atyre që janë te interesuar dhe prekur nga vendimi i tyre, pra popullsia shqiptare.

sot solla këtu hannes swobodën, një mikun tim të vjetër me të cilin njihem qysh në fund të viteve ’90. do te ishte ai që në vitin 2001 do të organizonte në parlamentin europain ne bruksel hapjen e expos time personale të ciles i vendosa titullin “vlora, vjena dhe brukseli” pra: vlora, qyteti ku unë u linda, vjena qyteti ku unë u rilinda dhe brukseli kryeqyteti i europës së bashkuar ku ne të gjithë ëndërrojmë të hyjmë. ky ishte dhe qëllimi përse ne jemi mbledhur sot këtu, të dashur zonja dhe zotërinj: të diskutojmë për dëshirat dhe ëndrrat tona europiane dhe së bashku të përshpejtojmë hapat tona drejt europës.
sot është hannes nesër të ftuar do të jenë të tjerë personalitete nga politika, ekonomia e kultura europiane e së bashku, kështu sic jemi por, jam i bindur se do jemi më shumë do diskutojmë për rrugën që kemi bërë dhe kemi akoma për të bërë. pra, i ftoj të gjithë ata që e ndjejnë vehten “europian në bindje” t’i bashkohen kësaj iniciative dhe le t’a bëjmë një pjesë së rrugës së bashku…”


hannes swoboda - eurodeputet dhe nenkryetari i komisionit per europen juglindore ne eu parlament
shënime nga qëndrimi në tiranë e vlorë me rastin e startimit te platformes "al-eu-al. vlore, 13 maj 2007

mëngjesin e së dielës së sotme po e kaloj në vlorë, në jug të shqipërisë ndërmjet tiranës dhe kufirit me greqinë. dëgjoj valët e detit duke shijuar pamjen e mrekullueshme  nga dhoma ime e një hoteli te thjeshtë por jashtëzakonisht idyll (hotel liro)

ekspozite e perbashket ne muzeun kombetar tirane
miku im fatmir velaj, një artist austriak me origjinë shqiptare si dhe themelues i nismës kulturore forum weltoffen me ftoi në shqipëri të hapnim një ekspozitë të përbashkët ku të paraqiteshin edhe një pjese e fotografive dhe pikturave te mia ne akrilik. normalisht në të tilla raste unë jam pak i rezervuar mbasi nuk e mbaj veten për artist por si një person qe pikturën dhe fotografinë e ka hobbyn e tij, pra një pasion. sidoqoftë me pëlqeu dhe iu bashkëngjita idesë së tij e te merrja pjesë në ekspozitën me titull „ndjenja shqiptare-frymëzime evropiane“ e cila do te hapej në muzeun kombëtar (12 maj 2007) dhe që njëkohësisht  startonte platformën e tij të re „al-eu-al“ qe kishte qëllim dhe i shërbente thellimit te marrëdhënieve ndërmjet shqipërisë dhe eu.
fatmiri jo vetëm qe paraqiti veprat por edhe i përzgjodhi dhe i kuratoi ato në mënyrë të shkëlqyer. pikturat tona ishin orientuar e paraqitur sipas temave. ishin paraqitur edhe fotografitë e mia në bardhe e zi te cilat fokusonin problemet, konfliktet si dhe varfërinë në pjese të ndryshme të botës në të cilën jetojmë. në kontrast me punimet e mia fatmiri paraqiste  perspektivat e vjenës  dhe pasqyronin një jetë të këndshme, të qetë dhe pa stres ose më mirë të thuash potencialin e një bote në paqe. mua personalisht me emocionoi shume mënyra e paraqitjes së veprave tona në ekspozitë.

presidenti i republikës hap ekspozitën.
fatmir velaj dhe unë u gëzuam shumë që presidenti i republikës z. alfred moisiu gjeti kohën dhe erdhi te hapte ekspozitën tonë. kur unë atij i thashë faleminderit për ardhjen dhe se e ndjeja veten shume të vlerësuar ai m’u përgjigj se për te një gjë e tille ishte e vetëkuptueshme.
fjala e tij e hapjes ishte një mirënjohje për punën time në interes të vendit dhe ai e dinte që unë jam një mik i shqipërisë, gjë të cilën e vuri ne pah me pjesëmarrjen e tij dhe fjalën e hapjes. ne hapjen e ekspozitës erdhën edhe ish kryeministri ilir meta, si dhe zv/ministri i kulturës neritan alibali, neritan ceka, pellumb xhufi etj por edhe shumë miq e të njohur të fatmirit.
njeri prej tyre ishte pandi, djali i një prej artisteve me të njohur shqiptar, piktorit guri madhi i cili kish vdekur pak përpara se te shembej sistemi komunist. pandi me ftoi të vizitoja studion e te atit që ndodhej në katin e sipërm të një apartamenti gjë që më shume ishte një dhome kujtimi për guri madhin.
në periudhat e tij të mëparshme ai kishte realizuar vepra monumentale ku paraqiteshin figura heroike te historisë së hershme dhe asaj te re shqiptare. aty viheshin re dukshëm zhvillimet artistike dhe kalimi nga realizmi socialist në artin e lirë që guri madhit padyshim i kishin sjelle më shumë kënaqësi se sa ato që i kërkoheshin të realizonte.

histori e pikturuar e komunizmit
ajo qe me tërhoqi më shumë ishte një pikturë qe paraqiste mosmarrëveshjet e partisë komuniste shqiptare me udhëheqësit e partive te tjera në vitin 1961.
ne njërën ane te tablosë qëndronte në këmbë enver hoxha mbidimensional duke mbajtur fjalim në krah të delegacionit kinez që në atë kohë ishte distancuar nga moska ndërsa në anën tjetër, përballe tij qëndronin krushovi, brezhnjevi, ulbricht si dhe drejtues të lartë të partive komuniste të cilët konfrontoheshin me tmerrin dhe goditeshin nga fjalët breshër e stuhi të enver hoxhes.
kur kinezet u pajtuan me rusët gjë qe solli edhe prishjen e enver hoxhës me kinezet guri madhit iu dha porosia të retushonte delegacionin kinez nga tabloja. një porosi e tille ju dha edhe kur hoxha u prish me bashkëpunëtoret e tij shqiptar por madhi nuk e zbatoi atë gjë qe solli edhe mosparaqitjen me në publik te tablosë. guri madhit shpeshherë ju desh që edhe pikturat ku paraqiteshin femra nudo ti retushonte ose ti paraqiste të veshura. me te vërtetë një situatë groteske. aty nga fundi i jetës se tij ai vendosi te çlirohej nga këto rregulla te rrepta edhe pse e dinte që ato vepra ai nuk mund ti paraqiste me  ne to vihej re  kënaqësia  qe ai ndiqte rrugën e tij artistike.

demokraci brenda partise
te nesërmen në mëngjes me bëri një vizitë (ne hotel sheraton) kryetari i partisë socialiste dhe kryetar i bashkisë së tiranës, edi rama. ai kërkoi te falur që nuk kish ardhur ne hapjen e ekspozitës mbasi nuk e dinte qe unë do isha prezent në të.
mbas një bisede te shkurtër shkuam se bashku ne një lokal zgjedhjesh të partisë. atë të shtunë në të gjithë shqipërinë zhvilloheshin zgjedhjet në të cilën delegatët ose më mirë kryetarët e çdo seksioni apo organizate do zgjidhnin kryetarin e përgjithshëm të partisë. lokali në të cilën hymë ishte mbushur plot nga gazetarë mbasi ishte i njohur fakti qe aty do votonte edi rama.
kjo mënyrë zgjedhjesh është me të vërtetë një rast i veçantë i demokracisë së drejtpërdrejtë por, une nuk jam i sigurte nëse kjo gjë do të zhvillohet në sensin e populizmit brenda partisë apo te thellimit te mëtejshëm të demokracisë. nejse, unë kam respekt për këtë vendim të socialisteve mbasi sido qe te jete këto zgjedhje padyshim do jenë një mobilizim i madh brenda partisë.

s’bëhet me fjalë për vendin më të varfër të evropës.
aty nga mesdita së bashku me fatmirin u nisëm për ne jug te shqipërisë, në qytetin e tij: vlora. vlora ndodhet pranë detit jon dhe është me te vërtetë një qytet i bukur me një zhvillim madhështor të dukshëm jo vetëm me syrin turistik. mund të gjesh hotele të vegjël apo diçka më shumë si dhe restorante pranë detit ndryshe nga të gjitha ato qe paraqesin vendin si me te varfrin e evropës. edhe ne durrës qyteti në mes të rrugës ndërmjet tiranes dhe vlorës te zë syri një boom ndërtimesh sado që mua te gjitha këto nuk më krijuan përshtypjen një ndërtimi  sipas një rregulli apo plani të caktuar. sidoqoftë, shqipëria e sotme është shumë më ndryshe nga ajo që unë kam parë përpara apo ne këto 10-15 vjet.
ne mbrëmje ne universitetin e vlorës fatmiri kishte organizuar një simpozium me titull “europa-sa larg se afërmes”. ne të morën pjese ish kryeministri ilir meta ne funksionin e kryetarit te komisionit për integrim në parlament si dhe konsulli i përgjithshëm i italisë tommasoni, rektori i universitetit bilal shkurtaj, fatmir velaj si dhe një gazetar i njohur, henri cili.
diskutuam se bashku (përpara një auditori) mbi vështirësitë dhe mundësitë e shqipërisë për te hyrë në eu. ishte me të vërtetë një dikutim i gjallë në të cilën mori pjese edhe publiku i ftuar. ne qendër te debatit qëndroi pyetja pse nuk është shqipëria anëtare e eu në një kohë që edhe vende te tjera kane problem korrupsionin dhe megjithatë janë anëtare te saj.

anëtarësimi është i mundur.
natyrisht që pyetje te tilla nuk janë të lehta për t’u përgjigjur. zhvillimet e fundit në bullgari e rumani janë bërë për ne shqetësime te mëdha.
njëra pale sjell argumentin pse të mos jete edhe shqipëria  anëtare e be ndërsa pala tjetër thotë se zhvillimi dhe reformat ecin shume ngadalë. sigurisht që korrupsion nuk ka vetëm në shqipëri, bullgari e rumani por edhe në vendet e tjera qe janë prej kohesh anëtare te be. është vërtetë e vështirë te gjesh një drejtpeshim për të përmbushur këto kërkesa dhe kushte dhe te mendosh t’u japësh këtyre vendeve një shans për t’u zhvilluar brenda eu. edhe aq shpejt kjo gjë nuk ka për të ndodhur. nga këndvështrimi im teorikisht shqipëria mund të behej anëtare e be-së aty nga viti 2014 ose 2015. nëse kjo do te ndodhë ose do të zgjasë edhe disa vjetësh më shumë nuk mund te thuhet ne këtë moment mbasi kjo varet nga zhvillimi i shqipërisë por dhe i vete be-së.
por, politikes në shqipëri i bëhet thirrje të marrë të gjitha masat për krijimin e kushteve të integrimit të vendit. unë mendoj për shembull në sektorin e infrastrukturës është akoma për t’u bërë. udhëtimi nga tirana në vlore ishte i pranueshëm vetëm ne disa sekuenca ndërsa nga ana tjetër kur mbërrita ne tirane u befasova nga aeroporti i ri e modern qe ishte ndërtuar si dhe nga rruga qe lidhte ate me qytetin gjë që më parë nuk ishte e mundur.

një vend i bukur
edhe ne vlorë u ekspozuan punimet tona në pikturë e fotografi si pjesë përbërëse e ekspozitës së madhe që kishim hapur në tirane. ne përgjithësi për mua ishte një mundësi për ta njohur me mirë këtë vend larg monotonisë së kryeqytetit duke biseduar me shume profesorë, kryetare bashkish  etj. përshtypjet e mia nga shqipëria u thelluan e u shumfishuan. ishte me shume sesa një udhëtim i këndshëm ne një vend qe e kisha vizituar shume here më parë dhe ku unë gjithmonë jam falenderuar për interesin dhe ndihmën e dhënë.


ilir meta - kryetar i komisionit parlamentar për integrim
më lejoni të falenderoj në radhë të parë, eurodeputetin svoboda dhe piktorin velaj për këtë mundësi të shkëlqyer për të kofirmuar edhe një here se popujt, njerëzit, vlerat, kultura janë ato që integrohen të parët, shumë më parë se vetë shtetet
të cileve ata u përkasin.
duke shtruar pyetjen se çfarë është evropa, një ëndërr apo realitet, meta u shpreh se "17 vjet më parë, evropa ishte një ëndërr, një dëshirë e të gjithëve, ndërsa sot është një mundësi që ne duhet të përpiqemi për të realizuar objektivat tona, dhe shumë shpejt nëse do të realizojmë këto objektiva që kërkon integrimi në be, evropa do të jetë shumë shpejt një realitet edhe për shqiptarët". më pas meta tha se "evropa ka provuar se ajo nuk është bashkim shtetesh, por mbi te gjitha bashkim i lirise dhe solidaritetit. ne kete kuptim ne shqiptaret jemi plotesisht pjese e saj me konstitucionin tone shpirteror, vokacionin tone te spikatur evropian.
por si politikan, me lejoni te jap perspektiven time per te arritur ate qe dy miqtë tane eurodeputeti swoboda dhe piktori velaj na kane paraqitur ne menyre kaq sintetike ne veprat e tyre, integrimin nepermjet vlerave e kultures. perspektiva evropiane e shqiperise qendron e në tre realitete, atij shqiptar, atij rajonal dhe vete atij evropian...


lorenzo tomassoni - konsulli i përgjithshëm i italisë në shqipëri
"...disa vite më parë në vlorë e shqipëri flitej për kallashnikov ndersa sot, faleminderit djalit të këtij qyteti, fatmir velaj, i cili organozon këtë simpozium duke sjellë një eurodeputet dhe personalitete të jetës politike, ekonomik e kulturore shqiptare, po flasim për europën, vizionet e saj dhe rrugën që ka për të bërë shqipëria për të arritur aty..." më vonë ai foli edhe për miqësinë e shkëlqyer që ekziston mes popujve tanë dhe ndihmesën e madhe që ka dhënë italia në momente te ndryshme te zhvillimit të historisë shqiptare.
pyetjes se nje studenti se pse shqiperia gjykohet vetem per korrupsionin dhe te metat e saj ne nje kohe qe edhe italia eshte nje vend ku korrupsioni ze nje vend te dukshem ne debatet internacionale ai ju pergjigje me: shqiperine nuk e detyron njeri te marre shembull italine. ajo do pa merret me te. por, i dashur student me duhet te theksoje se italia eshte partneri kryesor ekonomik i shqiperise dhe se ndihma e saj per vendin tuaj nuk ka munguar ndonjehere si ne kohet e kaluara ashtu edhe ne ato te sotmet…“