poetry, essays and narrativas (copyright ©)

Velika stanica

  • autostrada nis-beograd

Velika stanica

 

Bujanovac, Aleksinac, Leskovac...

stanica, stanica, mala stanica.
Asfalti ishte i porsahedhur.

Vijat e bardha ishin të vetmet ngacmime në atë autostradë

ku gjatë gjithë kohës më shoqëronte një diell i mefshtë serb.
Mladenovac, Kragujevac, Požarevac...

stanici, stanici, mali stanici.
Vendosa të mos ndaloja më.

Doja të mbërrija sa më shpejt,

atje...

ku ishin duke më pritur.

Në Vjenë,
te velika stanica.

 

Autostrada Niš-Beograd,

e diel, 5 nëntor 2006