poetry, essays and narrativas (copyright ©)

nuk i pashe dote gjethet te binin

 

Nuk i pashë dot gjethet të binin

 

Këtë vjeshtë, nuk e shijova dot Vjenën.

Erdha vonë.

Më vonë se ç’e kisha dëshirën.

Nuk i pashë dot gjethet të binin...

Nuk i pashë dot pemët në ngjyrën e tyre stinore.

Përball dritares shoh vetëm trungje,

degë,

dhe...

tek tuk,

disa gjethe jetime,

anemike,

që i kanë ngritur sytë drejt një qielli astmatik,

primitiv,

gri.

 

Vjenë, e shtunë, 19 nëntor 2011