poetry, essays and narrativas (copyright ©)
Është i yni
Është yni
I ulur në një lokal pranë Lungomares së Vlorës, një miku im, pasi më pyeti se si më kishin shkuar punët dhe nëse i kisha mirë nga shtëpia, pa dikë që sapo kaloi në rrugë dhe më tha se para pak ditësh ishte emëruar në një pozicion drejtues të një institucioni të rëndësishëm. Pasi i bëri një analizë atij, duke tundur dorën, e mbylli me: “E po hajde. Është djalë i mirë.”
Ndërsa unë, duke e ndjekur me sy dhe me filxhanin e kafesë akoma në dorë, fillova të kujtoj të gjithë ata që me profesionin “djalë i mirë” kanë përmirësuar punën, jetën, gjendjen, për të mos folur më tutje për të gjithë ata që kanë titullin akademik “është yni”.
Vlorë,
e martë, 30 qershor 2015