poetry, essays and narrativas (copyright ©)

dy fjale per kadarene

  • ismaili, foto velaj

"vellai e do vellane vetem kur i sheh gjakun ne mes te sheshit e, atehere, fillon e qane..."

pyetje: - zonja ministre ! do te deshironim te informonim publikun dhe lexuesit austriake, se çfare dhuratash do t'u bejne miqve te tyre anetaret e qeverise? me kete rast, do t'i u pyesnim edhe ju. pra, çfare dhuratash do t'i u beje miqve te saj, zonja ministre elisabeth gehrer, me rastin e krishtlindjeve?
pergjigje: - te gjithe miqve te mij, une do t'i u dhuroj permbledhjen me dhjete vellime te shkrimtarit tim me te preferuar, ismail kadare.

***
... kjo bisede ne forme interviste, u zhvillua para dy vjetesh nga revista e mirenjohur austriake news, me ministren e arsimit dhe kultures se austrise z. elisabeth gehrer. ( zonja gehrer eshte ministre qe nga viti 1995 ). pra: elisabeth gehrer, minstrja ne qeverine e nje shteti si austria qe krenohet me emra artistesh te shquar e me fame boterore, te tille si: mozart, klimt, schiele, schwarzenegger, jelinek ( çmim nobel per letersi – 2004 ) etj. zgjedh dhe ju dhuron miqve te saj, librat e shkrimtarit shqiptar ismail kadare ! ...

***
po ashtu, ne nje reviste tjeter, zhvillohej nje interviste me ministren gehrer e ne fund te saj, gazetari i ben nje "rönttgen" mbi shijet dhe preferencat e saj. mbasi e pyet se çfare ngjyre preferon, se cila peme i pelqen, cili artist, cila kenge etj. i erdhi rradha pyetjes se, cili ishte libri i saj me i preferuar. ajo pergjigjet:
"doruntinas heimkehr" ( kush e solli doruntinen ) te shqiptarit  ismail kadare.

***
ka kohe qe ne mediat dhe listat virtuale shqipetare po zhvillohet nje debat mbi Ismail kadarene. pa dashur te prononcohem e pa dashur te ndyrhyj me mendimet e kendveshtrimet e mia mbi debatet qe zhvillohen mbi vepren e tij jam munduar vetem te lexoj e te krijoj nje mendim timin se, pse duhet dhe se cfare bejme ne qe merremi me shkrime te tilla, lidhur me ate qe e kemi dhe qe krenohemi qe e kemi.
aty, ne shqiperi, ne vite te shkuara, ne shkolla na mesonin per "heronj" te cilet nuk i rezistuan kohes me shume se dyzete vjet e tani, sot, jemi perballe nje fakti historik, te njohur boterisht siç eshte rasti i fames se shkrimtarit tone ismail kadare.
ne shkolla, na mesuan per deshmore dhe heronjt  te heshtur dhe jo te gjithe dime se, ne cfare rrethanash u vrane apo si e realizuan vepren e tyre ata. na mesuan per heronjte e punes socialiste, per shyqyri kanaparin qe me traktorin e tij ne vitet '70 bente nga tre norma ne dite dhe punonte per vitin 2021.
na mesuan per „ate“ qe shpiku karburatorin e pare te markes shqiptare e qe do bente qe makina kamion “zis” te harxhonte me pak benzine se nje vw golf.
na mesuan se si, i verbri fuat cela, lexonte veprat e partise dhe udhezimet qe delnin nga fjalimi i enver hoxhes ne plenumin e rrethit te matit, me 26 shkurtit 1972 me titull: "socializmin e ndertojne masat - partia i ben ato te ndergjegjshme", na mesuan per kete dhe ate....bile edhe per kinezin lei fen qe mblidhte gozhda e bullona rrugeve dhe i conte ne fabrike....

tani, mbasi shohim se s'jemi me atje ne shqiperine e envere hoxhes e duke pare se jetojme ne shtete demokratike, njeri ne Itali, tjetri ne gjermani, austri, france e usa, shohim  e mesojme se ne to flitet e debatohet dhe sejcili ka te drejten e fjales. bukur ! ai qe jeton ne france lexon "liberté, egalité, fraternité" dhe thote pse mos te them dhe une fjalen time. ai ne usa meson per "the bill of right" dhe thote: po edhe une kam te drejte te them mendimin tim. bukur!!!
 
gazetat jane te mbushura plot me shkrime per kadare-ne. se cfare ka bere, si e ka bere e se ku e ka bere? se ku eshte botuar, se si eshte botuar dhe sa here eshte botuar? se cfare ka thene, se si e e ka thene, dhe se ku e ka thene dhe se cfare duhet te thonte? etj. harrojme se kadare shkruajti ne shqiperi e qe te gjithe e dime se cfare ishte shqiperia e asaj kohe…

tani, ne fillojme dhe i bejme "rönntgen"- in atij qe, me vepren e tij ka bere qe shqiperia te rinjihet e per te te diskutohet ndryshe. t'i zihet emri ne te tjera ambiente e hapesira dhe te shihet ndryshe. nderkohe, ne fillojme e themi se...
dhe  pyetja shtrohet: a e ka te nevojshme kadare gjithe kete debat ? une jam i bindur se per te eshte "scheißegal" ( sic i thone gjermanet ) e, per mendimin tim, ai nuk duhet t'i lexoj dhe t'i komentoje fare ato.(kam pershtypjen se ai nuk del dot nga muhabetet e sokakeve te gjirokastres dhe komenton cdo fjale qe del ne qarkullim duke harruar se i madhi zot ja dha mencurine dhe talentin qe te shkruaje vepra latrare qe te na i leje neve trashegim e jo te merret me ato qe shkruhen e llafosen!!!)

per mendimin tim, ne duhet te mendojme se si dhe cfare duhet te bejme qe te festojme pervjetoret e lindjes se tij. te tjerat le t'i diskutojne ata qe do vijne mbas nesh e qe do jene me te qete e me te cliruar nga mendime te tilla. kjo eshte nje ndihmese demokratike dhe largpamese. le t'a leme korifeun tone te qete dhe le te gezojme bashke me te dhe vepren e tij. por, per fat te keq nuk ndodh keshtu e kam pershtypjes se dhe ne kete rast, vertetohet ajo shprehja qe me thosh nje miku im nga vlora se "vellai e do vellain vetem kur  i shikon gjakun ne mes te sheshit dhe atehere fillon e qan"

prandaj ne, duhet te analizojme veten tone se çfare kemi bere dhe a eshte koha te bejme dicka qe te mos ikim nga kjo jete pa lene asnje te gervishtur e te mos merremi me ate qe ka lene nje "krater" te madh ne letersine boterore.

( kam pershtypjen se te vetmen gje qe beri ndryshimi i rregjimit eshte ajo qe na hoqi lepurin qe kishim ne bark dhe ne vend te tij na futi  qenin )

fate velaj - vjenë, qershor 2005