opinions, analysis and interviews

rufi osmani - mayor of gostivar, macedonia - (al)

  • rufiu

Gostivar, 18 June 2009

Jam i nderuar me ftesën që ma bëni që ta vizitoj qytetin e bukur të Pogradecit, qytetit buzë liqenit të kaltër të Ohrit, i njohur anë e mbanë rruzullit tokësor  për netët poetike . Peizazhi i mrekullueshëm që rrethon qytetin Tuaj s’do mend  që është forcë shtytëse për kreativitet dhe krijimtari artistike. A ka dëshmi më të madhe të këtij kreativiteti se Lasgush Poradeci i qytetit Tuaj , figura emblematike, liriku i mrekullueshëm  që me  senzibilitet dhe ëmbëlsi këndoi për Shqipërinë dhe dashurinë. Mbase ndër poetët më evropianët të letërsisë sonë.
Dëshiroj të Ju uroj për hapin që e keni ndërmarrë për realizimin e projektit “100 hapa drejt Evropës” dhe Ju dëshiroj sukses në realizimin e të njëjtit.
Nuk ka dyshim se shqiptarët me shpirt dhe ideologji (me  shkëputje shumë të shkurtër gjatë errësirës komuniste) kanë qenë të orientuar drejt Evropës dhe projekti Juaj jep mundësi që në vepër të duket orientimi Evropian i shqiptarëve. Toleranca fetare, kosmopolitizmi dhe altruizmi shqiptar mund të jenë shembull i shkëlqyeshëm për zemërgjerësinë e një populli numerikisht të vogël për me shumë bujari dhe krenari.

Të nderuar
Ftesën Tuaj me kënaqësi e pranoj dhe deri në takimin tonë ngelni të përshëndetur dhe sukses në përgatitjet Tuaja për projektin në fjalë.

Me respekt!
Kryetari i Komunës Gostivar, Maqedoni
Dr.Rufi Osmani