opinions, analysis and interviews

vlora ne nje kontext me te gjere-ate europian (al)

  • fate

prill 2010

ka gati tre muaj që “vlora forum për dialog International” ka filluar ciklin e simpoziumeve „eu-betëeen me and you“ (europa-ndërmjet meje dhe teje) dhe të ekspozitave internacionale “ndjenja shqiptare-frymëzime europiane”.

ishte vetë ambasadori i ke në tiranë helmuth lohan që shoqëroi fizikisht dhe shpirtërisht themelimin e kësaj organizate themeluar e drejtuar nga fate velaj. por në vlorë për themelimin e kësaj shoqate shkoi dhe ambsadori gjerman bernd borchardt, ai spanjoll montobbio ku edhe të tjerë do të shkojnëe deri ne thirjen e një konference ndërkombëtare në muajin nëntor me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga europa e parlamenti europian në bruksel.

tashmë është vështirë që të gjesh njerëz në qytet dhe jashtë tij që të mos jenë informuar dhe në një mënyrë apo tjetër të mos jenë prekur direkt apo indirekt nga kjo lëvizje e re qytetare e cila ka për qëllim vendosjen e vlorës dhe bërjen e saj një qendër të rëndësishme të axhendave dhe debateve europiane të juglindjes dhe atë të mesdheut si dhe bërjen e vlorës “kryeqytetin mesdhetar i ballkanit”.

por çdo individ apo organizatë brenda dhe jashtë vendit me të drejtë shtron  pyetjen: cili ka qene roli i vlorës në një kontext europian apo dhe më gjerë?a gjenden në vlorë gjurmë të zhvillimeve dhe lëvizjeve europiane dhe sidomos ato të së ardhmes europiane në të cilën ajo ëndërron të aderojë?
nese do i referohemi kujtesës qytetare mbi kërkimin e fakteve ajo do të ngrejë supet dhe në fund do të tund kokën majtas djathtas. po ti hedhësh një sy kronologjisë së emërtimeve të rrugëve, bulevardeve, institucioneve qofshin ato kulturore, arsimore, etj vihet re fare qartë se në qytet nuk gjen asnjë shenjë të historisë dhe identitetit të përbashket europian. vlora paraqitet si një qytet i shkelur vetëm nga vendas të cilët “nuk paskan qenë influencuar asnjëherë nga kultura, shkenca, arsimi” i rajonit apo dhe atij kontinental e më gjerë.

nëse do i referoheshim metropoleve europiane duke marrë si parisin, londrën, vienën etj, do shinim se në bulevardet, rrugët apo sheshet e tyre do të ishin emërtuar edhe me emrat apo data të rëndësishme të personaliteteve europiane apo të ngjarjeve të cilat ndryshuan historinë e kontinentit dhe në këtë rast të gjithë botës.nëse në vienë një ure i vihet emri “kennedy brücke”(ura kennedy), apo “philadelphia brücke”, një sheshi i vihet emri “mexico platz”, apo një rruge ”trieste strasse”, etj në vlorë të tilla emërtime nuk imagjinohen.nëse do i referoheshim emërtimeve të rrugëve apo institucioneve në vlorë vihet re një çorodotje e madhe që fillon që nga emërtimet e deri te njohja e këtyre emrave që në shumicën e rasteve janë akoma të paqartë për rolin e tyre dhe veprën që na kanë lënë e që në fakt duhet të shërbejë dhe si motiv frymëzimi për të rinjtë e qytetit apo të gjithë vendit.

nëse do marrim rrugën më të gjatë në qytet që në këtë rast është “sadik zotaj”, pak veta dinë për këtë person që qysh prej 40 vjetësh është çimentuar në memorien e qytetarëve dhe të zarfave postare që dalin nga qyteti për në gjithë botën apo dhe që hyjnë në qytet. duke mos dashur që në këtë bisedë të paragjykoj asnjë nga emërtimet dhe vlerat e personave që janë emërtuar rrugët, jam i mendimit se duhet një fushatë e madhe informuese për tu thënë më shumë banorëve të qytetit se kush ishin këta persona.
 
athere po përgjigjem me pyetje. cili ka qenë roli i tyre në histori? cfarë ka bërë më shumë ai se një tjetër dhe çfarë ndikimi ka patur ai në një kontekst më të gjerë: atë kombëtar apo europian?tashmë kur mjetet e informacionit janë të shunta, në një kohë kur google dhe interneti janë të „shtëpisë“ është fare  lehtë të mos gjesh mundësinë të kërkosh info mbi këta persona dhe në shumicën e rasteve të mos gjesh asgjë.

një problem tjetër që më bie në sy dhe që në shumicën e rasteve duket i paqartë është dhe ai i veprave të artit apo dhe vetë i memorialeve në qytet. vlora që në historinë shqiptare të pasluftes njihet si “fabrika e artit viziv” i vendit mbasi ajo si asnjë tjetër qytet në vend ka nxjerrë nga gjiri i saj talente të jashtëzakonshme të cilat kanë dhënë një ndihmesë të madhe në krijimin e një fizionomie artistike në mbarë vendin ndodhet sot e pa orientuar.
asnjë strategji kulturore në qytet. asnjë inicitaivë për të paraqitur artin viziv vlonjat në një kontekst europian apo dhe më ngushtë; atë të hapësirës shqipfolëse.

eshtë e vërtetë që fate velaj është përpjekur dhe ka dhënë një ndihmesë të madhe në paraqitjen e vlerave artistike të qytetit në arenën ndërkombëtare por duam të themi se këto kanë qenë inciativa personale të tij duke shfrytëzuar dhe faktin se drejtoj një nga forumet ndërkomëbtare më me emër në europë, siç është “forum ëeltoffen internacional”.

kështu kanë qenë gati të gjithë artistat e qytetit që në një ekspozitë apo në një tjetër janë paraqitur përbri atyre nga europa dhe këtu dua te selektoj: agron dine, artan shabani, agron jakupi, arben meksi, edmond dumi, shpëtim xhema, ed kojani, zqeir alizoti, ticiana fejzullahu, zini veshi, arsen kurti, gëzim bejkosala, etj të cilët janë paraqitur në një cikël aktivitetesh si “në blunë e jugut” në vjenë si dhe art koloni në radhimë, në ekspozitën “vapë”, “good morning, ballkan” etj, e deri te “ndjenja shqiptare-frymëzime europiane”.

nëse do i referoheshim veprave të skulpturës në qytet unë jam i bindur se qyteti ka një nevojë të madhe të vendosjes së tyre në sheshe të cilat vetë mungojnë apo janë zënë nga një “gjenocid urban” i cili në vlorë mund të konsiderohet si një “raskapitje optike” e një qyteti pa fizionomi e pa “identitet arkitektonik”. nëse do i referoheshim veprave të artit ekzistues do të vinim re një mosmirmbajtje të tyre deri në mosnjohje të personave në to. papastërtia e ambientit, pluhuri i paparë e i pathithur në asnjë qytet të europes juglindore apo të vendeve më të pakonsiderueshme në botë, rrugët që nuk pastrohen kurrë dhe mungesa e gjelbërimit, e bëjnë atmosferën dhe ngyrën e qytetit kaf. nëse do i referoheshim atyre ndonjëhere vëme re se ato, ose janë të vendosura në vende të gabuara ose janë artistikisht të parealizuara.

marrim përshembull ismail qemalin te godina e universitetit të vlorës me të njëjtin emërtim. busti i ismail qemalit aty jo vetëm që është një “shëmtirë artistike” por edhe vë në dyshim për kombësinë e personit mbasi ai është në një pamje të tillë me ato sytë e mbyllura sa të jep përshytpjen se duhet të jetë ndonjë mbret a princ i azisë. jam i bindur se asnjë nuk e ndjen veten mirë kur e sheh themeluesin e pavarësisë kombëtare, djalin e vlorës në atë pamje. gjithashtu ajo që mua qysh në fëmijërinë time, (flas aty nga vitet ’70) më ka rënë në sy dhe nuk kam qenë në gjednje ti jepja përgjigje faktit që te varri i ismail qemalit është vendosur një skulpturë monumentale e mjeshtrit të skulpturës shqiptare odhise paskali. kjo vepër e realizuar artistikisht ka shërbyer si model për të gjithë artistët vlonjatë dhe ka qenë një shenjë identiteti për qytetin. por nuk është kjo ajo që mua më ka lënë të pasqaruar deri më sot.

kryesoren është fakti se kjo skulpturë kaq e bukur quhet “ushtari i panjohur” dhe që është vendosur mbi varrin e një personi që ne na bëri të lirë e të pavarur e që njihet nga e gjithë bota si krijuesi i shtetit shqiptar.
a nuk është një paradoks i paparë e i padëgjuar ky? në të gjithë këtë eksperiencë internacionale që kam në këto 20 vitet e fundit, duke përjetuar dhe shëtitur europën dhe më larg, si jo ndonjë tjetër, duke qenë i ftuar në kancelaritë europiane ku kam referuar në ambiente elitare europiane, duke shëtitur në sheshe e parqe nga më të famshmet në botë, duke parë muzeume e pinakoteka arti në metropolot europiane apo qofshin këto edhe në qytete të panjohura, unë nuk e kam vënë re kurrë që te varri i një krijuesi shteti apo qofte ky edhe një luftëtari apo mendimtari të vendoset skulptura e një “anonimi” siç është ushtari i panjohur mbi varrin e djalit të vlorës dhe plakut të mençur të kombit, ismail qemali.

eshtë i pashpjegueshëm ky fakt që ashtu i ftohtë siç është jeton në mes nesh e që çdo vit i vendosen lule e kurora me lule nga populli apo dhe nga  vetë politika duke e shfrytëzuar atë ngjarje me një adoleshencë sentimentale sipas ngjyrave politike. a do ta lejonin turqit që mbi varrin e mustafa kemal atataturkut të vihej një anonim? a do ta lejonin italianët që mbi varrin e giuseppe garibaldit të vinin një anonim? eshtë fakt që vetë veprae ismail qemalit është përjetësuar në një kompleks artistik monumental siç është monumenti i pavarësisë, por kjo nuk justifikon atë që mbi varrin e ismail qemalit të mos vihet një vepër arti me pamjen e tij qoftë kjo skulpturë e vogël apo një bassoreliev.

tjetër fakt është ai i përdorimit të emrit të ismail qemalit. një person i kalibrit të tijë nuk mund ti përdoret emri ku të na vijë përmbarë. nuk mund të emërtohet çdo gjë me të. në qytet kemi një shkolle 8 vjeçare ismail qemali kemi dhe një universitet ismail qemali. kjo kontradikte akustike është e pashoqe. nëse do i referoheshim botës dhe më ngushtë europës do të vinim re se figurat kryesore janë vetëm në institucionet qëndrore të vendit apo qyteteve. nëse konservatori i muzikës në salzburg quhet „mozarteum“ në mirënjohje të djalit të qytetit ëolfgang amadeus mozart që e bëri atë të famshëm nuk gjendet në qytet asnjë shkollë apo kopësht me emrin e tij.  jam i bindur se vlora forum për dialog internacional do jetë në gjendje ta sensibilizojë opinionin qytetar (këtu e kam fjalën edhe për ata që nuk ndodhen fizikisht në qytet por edhe ata që ju është „arratisur“ shpirti nga qyteti).