opinions, analysis and interviews

leter derguar jose manuel barrosos-fate velaj (al)

  • fate
 
Vienna/Vlora, 18 Mars 2010


Subjekt: Shqiperia dhe levizja e lire e pa viza.


Shumë i nderuari President i Komisionit Europian,
i dashur José Manuel  Barroso.

Unë ju përshëndes miqësisht nga Vlora dhe ju uroj gjithë të mirat.

Duke ju falenderuar për mbështetjen e dhënë du t’ju informoje se po mbushet gati një vit nga inaugurimi i suksesshëm i projektit tim „100 hapa drejt Europës“ zbatuar në Pogradec, në liqenin e Ohrit-- një projekt ky që fitoi jo vetëm zemrat dhe mendjet e banorëve të qytetit e të gjithë rajonit, por edhe të miqve tanë të mëdhenj europian si Vaclav Havel, Imre Kertezs, Heinz Fischer,  Werner Faymann, Benita Ferrero Waldner, Michael Spindelegger, Peter Balatzs, Doris Pack e Hannes Swoboda, Visar Zhiti etj... të cilët e klasifikuan atë si mjetin më të shkëlqyer në përmbushjen e slloganit „T’a bashkojmë europën nëpërmjet kulturës“.

Për këtë projekt unë tashmë jam propozuar për marrjen e cmimit „European Citizen Prize“, cmim ky që e jep presidenti i EU Parlament në Bruxelles.

Në kaudër të inaugurimit të këtij projekti unë pata kënaqësinë dhe nderin të marrë dhe një letër nga ana juaj në të cilën ju i dashuri Mik bashkë me kënaqësinë qe ju sollën idetë dhe konceptet e mia më derguat edhe disa ide tuajat mbi identitetin dhe bashkimin europian. Në këtë letër ndër të tjera ju më shkruanit se “…zgjerimi i BE mund të arrihet vetëm me ndihmën e qytetareve dhe qytetarëve të vendeve që janë sot anëtarë, të vendeve kandidate, si dhe atyre që kërkojnë të marrin këtë status të kandidatit. Ne duhet t’u sqarojmë njerëzve ku qëndrojnë përparësitë e këtij zgjerimi dhe t’u bëjmë të qartë se i kemi të gjitha instrumentet e nevojshme për të minimizuar rreziqet…Prandaj është detyra jonë që ketë shumëllojshmëri kulturore që ka Evropa t’a mbështesim e t’a vëmë në pah, t’a vendosim atë ne axhendat e përditshme,  sepse ajo paraqet shigjetën drejtuese e themeltare të integritetit evropian, me një ndikim të thelle në identitet tona europiane…“.

Frymëzuar nga keto ide tuajat si një shqiptaro/austriak që jam erdha në idenë e ngritjes së një forumi qëllimi i së cilës është ai i njohjes dhe i bërjes së njohur të vlerave dhe vecorive më të mira të Evropës. Kështu unë krijova “Vlora Forum for International Dialogue” ku me anën e simpoziumeve „EU-between me and you“ kam arritur tashmë të ngre një platformë internacionale me bazë të gjerë.

I dashur Z. Barroso,  
si një njohës i mirë i juglindjes së Evropës dhe si një përjetues i shpeshtë i saj, kam një pervojë që m’a ka sjellë eksperienca ime shumë vjecare në krijimin e forumeve dhe aktiviteteve evropiane në gati të gjitha shtetet e rajonit.

Unë i shoh gati përditë zhvillimet positive të këtij rajoni i cili në shinat e historisë ka qënë i njohur për instabilitet por që tashmë me optimizëm ka vënë në sy rrugën e anëtarësimit drejt BE dhe e mban konsekuent kursin në atë drejtim.

Një nga këto vende është dhe Shqipëria në të cilën idetë dhe dashuria për Evropën lulëzon më shumë se në cdo vend tjetër të rajonit (sipas opinionit tim). Unë ndjehem krenar dhe ngazëllehem kur përpara miqve të  mi e cilësoi vendin ku unë u linda  si “vendi i evropianëve”. Shqiptarët e duan Evropën dhe në tërë historinë e tyre kanë luftuar për vlerat e saj dhe identitetin e përbashkët europian. Kjo ështe ajo që tregon se pse ata në këtë rrugë kanë pasur gjithmonë ndihmën dhe prezencën e miqve të tyre të mëdhenj europian.

Ashtu si dhe më parë edhe sot ata u drejtohen këtyre miqve dhe marrin me kenaqesi cdo ndihmesë, keshillë apo vlerësim. Rruga e nisur drejt Evropës nuk është  e lehtë dhe shpeshherë mungon dhe eksperienca, por unë jam i bindur i dashur mik se nuk ka forcë natyrore që mund t’a kthejë mbrapa Shqipërine nga kjo rrugë e nisur për tek miqtë.

Përpjekjet e qeverisë së sotme dhe që priten me interes të madh nga popullsia e vendit jane ato të liberalizimit të vizave. Si një europian në bindje dhe në zemer i cili e di fare mirë se bashkimi evropian pa inkuadrimin e plotë të juglindjes së kontinentit do të ngelej një punë e lënë në gjysëm më shtyn mua t’ju lutem juve i dashur mik që këto përpjekje t’i mbështesni në mënyrë që edhe populli shqiptar e sidomos rinia e saj por edhe prindrit e mijra punonjësve shqiptarë në vendet e BE të kenë mundësinë e shkëmbimit të njohurive dhe eksperiencave më të mira ashtu si dhe i takimeve mes brezave.

Unë jam më se i bindur, i dashur mik se shqiptaret një gjë të tillë e meritojnë dhe se nuk kanë bërë më pak reforma evropiane se të tjerët që tashmë e shijojnë lëvizjen e lirë e pa visa.

Mbështetja juaj do të shihet si një shenjë e mirë e asaj që europa nuk e sheh shqiperinë si “cepin juglindor të saj” por si një vend që ka qënë dhe do të jetë gjithmonë një pjesë përbërëse e historisë së saj të lavdishme.

Miqësisht
i Jauji

Fate Velaj
Kryetar i Forum Weltoffen International, Austri si dhe i
Vlora Forum for International Dialogue