opinions, analysis and interviews

gazeta e vlores -"imperial city" - (al)

  • vlora boulevard
  • velaj, lohan
  • vlora boulevard2
  • fate


06.03.2010  

Me mire te shkrash per Faten... 

Editorial Nga Ergys Alushi    

Në Vlorë erdhi ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Bernd Borchardt.

Pak ditë më parë në Vlorë ishte edhe kryetari i delegacionit të KE në Shqipëri, Lohan.

Në ditët në vazhdim pritet të vijnë edhe ambasadori i Spanjës në Tiranë, Manuel Montobbio, por edhe ambasadoria e Britanisë së Madhe dhe të tjerë personalitete të Evropës, në Shqipëri e nga Europa.   Dhe tw mendosh që janë autoritete që nuk lëvizin aq kollaj jashtë Tiranës, kryeqytetit të vendit.  

Janë njerëz dhe institucione, që luajnë një rol jo pak të rëndësishëm, në jetën politike, ekonomike dhe sociale të vendit, kujtojmë këtu edhe kontributin e tyre të fundit, në zgjidhjen e krizës politike që ka përfshirë Shqipërinë. Dhe të gjithë këta njerëz, i sjell në Vlorë, Fate Velaj.   Atë që nuk po e bën politika për Vlorën, duket se po bën një vlonjat për Vlorën, Fate Velaj.

Ardhja e kaq shumë personaliteteve evropiane në Vlorë ka për qëllim vendosjen e Vlorës në qender të axhendave internacionale mbi politikat rajonale dhe në veçanti ato të juglindjes së Europës e të Mesdheut. 

Fate Velaj, nëpërmjet projeketeve të tij, synon t’i rrisë Vlorës prezencën e saj në arenën ndërkombëtare, njohjen e vlerave të saj historike, kulturore e turistike duke u futur në agendat internacionale të çdo fushe. Qëllimi i Forumit të Fates është që Vlorën, dhe të ardhmen e saj europiane t’a evidentoje, t’a bejë atë më të prekshme për qytetarët e saj duke e  vendosur atë në “tavolinat” e debateve mbi të ardhmen e Shqipërisë. Dhe kjo nuk është pak.   Këtë nuk e ka bërë askush deri tani për Vloren.

Këta politikanët lokal të Vlorës apo dhe ata në qendër, janë të aftë vetëm për të sjellë liderat e tyre nga Tirana në Vlorë, me qëllimin e vetëm, organizimin e mitingjeve, leximin e premtimeve të gatshme, mbledhjen e votave dhe më pas...gjithçka e ka emrin „Ruzhdie“.  Ky është ndryshimi midis Fates dhe atyre të tjerëve, që në fund të fundit e kanë për detyrë, të kontribuojnë për zhvillimin dhe emrin e mirë të Vlorës. Por megjithë këto punë të mira që po bën Fatja për Vlorën, politika lokale dhe institucionet e Vlorës, vazhdojnë ta shohin me xhelozi atë që po bën ai.

Në vend që të bashkoheshin rreth Forumit të Fates, për ti shërbyer sa më shumë Vlorës, qoftë edhe me ardhjen e këtyre personaliteve kaq të larta, vazhdojnë të merren me xhelozira provinciale, me inate përkatësish partiake, duke treguar sesa inferior janë në kushtet e integrimit bashkë me shqipërinë edhe të Vlorës.     

Janë aq pa vizion dhe ndihen aq provincial, saqë ndoshta edhe këtë shkrim mbi Faten dhe Forumin e tij, do ta komentojnë si një shkrim „të porositur“ nga vet Fatja.

Në fund të fundit, më mirë të shkruash për Faten, sesa të shkruash për politikën dhe veprimet e tyre pa vizion, pa integritet, pa rregulla loje.