opinions, analysis and interviews

të shkruash për këtë ambasador...gazeta shqip

  • pllakata 1
  • velaj-lohan
  • pllakata 2
  • velaj-borchardt
  • pllakate 3
  • montobbio
  • bosch
  • fiona
  • fiona 2

të shkruash për këtë ambasador...

ergys alushi - gazeta shqip

në vlorë erdhi ambasadori i gjermanisë në shqipëri, bernd borchardt. pak ditë më parë në vlorë ishte edhe kryetari i delegacionit të ke-së në shqipëri, ambasadori lohan. në ditët në vazhdim pritet të vijnë edhe ambasadori i spanjës në tiranë, manuel montobio, por edhe ambasadorja e britanisë së madhe dhe të tjerë personalitete të europës, në shqipëri.

dhe të mendosh që janë autoritete që nuk lëvizin aq kollaj jashtë tiranës, kryeqytetit të vendit.
janë njerëz dhe institucione që luajnë një rol jo pak të rëndësishëm në jetën politike, ekonomike dhe sociale të vendit. janë përfaqësues të diplomacisë institucionale europiane, që kontribuojnë me qenien, por edhe me kontributin e llojit të fundit, atë të negociuesve për krizën politike dypartiake që ka përfshirë shqipërinë. dhe të gjithë këta njerëz i sjell në vlorë fate velaj.

atë që nuk po e bën politika për vlorën, duket se po e bën një vlonjat, një artist që jeton rreth dy dekada në vjenë, por që ndihet qytetar i përditshëm i vlorës. ardhja e kaq shumë personaliteteve europiane në vlorë ka për qëllim vendosjen e vlorës në qendër të axhendave mbi politikat rajonale dhe në veçanti ato të juglindjes së europës e të mesdheut. fate velaj, nëpërmjet projekteve të tij, synon t’i rrisë vlorës prezencën e saj në arenën ndërkombëtare, njohjen e vlerave të saj historike, kulturore e turistike, duke u futur në axhendat ndërkombëtare të shumë fushave.
qëllimi i forumit është që vlorën dhe të ardhmen e saj europiane ta evidentojë, ta bëjë më të prekshme për qytetarët e saj, duke e vendosur në “tavolinat” e debateve mbi të ardhmen e shqipërisë.

dhe kjo nuk është pak. këtë nuk e ka bërë askush deri tani për vlorën.
këta politikanët lokalë të vlorës, apo dhe ata në qendër, janë të aftë vetëm për t’i sjellë udhëheqësit e tyre nga tirana në vlorë, me qëllimin e vetëm organizimin e mitingjeve, leximin e premtimeve të gatshme, mbledhjen e votave dhe më pas… gjithçka merr vlerën e groteskes… “ruzhdie”. ky është ndryshimi midis këtij “ambasadori të artit, turizmit, kulturës dhe projektimit europianist”, dhe atyre të tjerëve, që në fund të fundit e kanë për detyrë të kontribuojnë për zhvillimin dhe emrin e mirë të vlorës.
por me gjithë këto punë të mira që po bën ky “ambasador” për vlorën, politika lokale dhe institucionet e vlorës vazhdojnë ta shohin me xhelozi atë që po bën ai. në vend që të bashkoheshin rreth forumit të fates, për t’i shërbyer sa më shumë vlorës, qoftë edhe me ardhjen e këtyre personaliteteve kaq të larta, vazhdojnë të merren me xhelozira provinciale, me inate përkatësish partiake, duke treguar sesa inferiorë janë në kushtet e integrimit bashkë me shqipërinë edhe të vlorës.

janë aq pa vizion dhe ndihen aq provincialë, saqë ndoshta edhe këtë shkrim mbi këtë “ambasador” të artit, turizmit dhe përfaqësimit shqiptar, mund ta paragjykojnë. në fund të fundit, në çdo kohë dhe kushdo bën mirë të shkruajë për raste të tilla, sesa për politikën pa vizion, pa integritet, pa rregulla loje.