opinions, analysis and interviews

european parliaments "european citizen prize" for fate velaj

  • 1
  • 2

me dt 9.12.2011 u zhvillua ne tirane ceremonia e dorezimit te cmimit "european citizen" akorduar nga presidenti i parlamentit europian jerzy buzek per fate velaj. ky cmim ju dorezua atij nga miguel angel martinez martinez-zv.president i eu parlament dhe u pershendet nga hannes swoboda-eurodeputet aktiviteti u moderua nga genta popa-gazetare. 

me poshte keni nje sinteze te ketij aktiviteti.  http://velaj.com/?cid=1,103,359

ky cmimi ju dha atij me motivacionin “për merita të veçanta në forcimin e  bashkëpunimit dhe integrimin e mëtejshëm të vendeve anëtare të bashkimit europian si dhe ndihmesën e dhënë në nxitjen e mirëkuptimit mes qytetarëve të shteteve anëtare, përmes bashkëpunimit pa kufij brenda tyre si shprehje konkrete e kartës themelore të të drejtave të qytetarëve të unionit”

 

Zv. President i Parlamenti Europian, Miguel Angel Martinez Martinez në fjalën e tij përshëndetëse do te thoshte:

...unë erdha me dëshirën me te madhe këtu mes jush për te nderuar Fate Velaj, mikun tonë, i cili e fitoi këtë çmim mjaft te rëndësishëm nga Parlamenti Europian. Kur presidenti Jerzy Buzek më tha se duhet te isha unë qe do e nderoja Faten në Tiranë, u ndjeva i gëzuar mbasi u bënë gati 13 vjet qe nuk kam qenë këtu. Ky çmim kaq i rëndësishëm, që Fate Velaj do marre sot është i një rëndësie të veçantë. E para ky çmim është një vlerësim që i behet punës së pafund për Europën që Fate Velaj ka kryer por edhe një vlerësim i ideve te tija qe ai ka përcjellë mes kësaj pune. ky çmim është një çmim qe jepet vetëm për personalitete te larta dhe institucione europiane dhe përzgjedhja e fituesve behet nga një juri e përberë nga presidenti i Parlamentit Europian, 2 Zv/Presidentë, 4 ish presidentë si dhe edhe 3 personalitete të fushave të ndryshme. Çdo deputet i Parlamentit Europian ka të drejtë të propozojë 2 kandidatura dhe merreni me mend që në  Parlamentin Europian ka gati 700 eurodeputetë, që përfaqësojnë gati 500 milion banorë të 27 vendeve anëtare. Kur juria u mblodh dhe filloi shqyrtimin e kandidaturave, mori në shqyrtim edhe Fate Velaj dhe unanimisht e hoqën mënjanë, si të padiskutueshëm dhe pastaj filloi të shqyrtonte te tjerët..."

me tutje ai foli edhe për disa momente ne politikën europiane dhe atë shqiptare...

 

fjala e Fate Velaj

I nderuari zv. president i Parlamentit Europian,

I dashur Miguel Angel,

E nderuara znj. presidente e Parlamentit,

E dashur Jozefina,

I nderuari Kryetar i Partisë Socialiste,

I dashur Edi,

Te nderuar ambasadorë e deputet.

Të dashur zonja dhe zotërinj, ju qe keni ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë për të më nderuar mua sot në këtë ditë timen kaq të ndriçuar si dhe tuajën.

Dua të falënderoj te gjithë ata politikane europian që më dëgjuan, më besuan, më ndihmuan e shoqëruan të realizoj këtë ëndërr e vizion timin. Dua të falënderoj të gjithë ata artistë internacionalë që një pjese të rruges se tyre artistike e benë me mua. Dua te falënderoj të gjitha ato institucione që hapen dyert e më lanë të paraqesë vizionet e mia për Europën . Gjithashtu dua te falenderoje te gjithe ata miq qe me dergojne mail e sms urimi sa here une ju nis info ashtu si dhe ata qe kur une kam kohe pa ardhur te ta me dergojne mails e sms duke me thene „behu i gjalle o fate se na mori malli“. Por ne vecanti une dua te falenderoje ate person qe mua me mundesoi keto levizje duke me lene hapesiren e duhur dhe marre vete mbi shpatulla pergjgjesi te medha familjare e shpirterore dhe, kjo eshte gruaja ime.

Faleminderit Klara,

Te nderuar zonja dhe zotërinj! Ju pate një paraqitje të shkurtër të asaj që unë e kisha quajtur „100 hapa drejt Europës“ dhe çdo kush nga ju mund të mendojë që jeta ime ka qene luce e gloria, por secili nga ju e kupton se për të arritur te këto foto është dashur të kesh pasur një punë të madhe, rrugë të pafundme nëpër Europë, netë pa gjumë, ndonjëherë të fjetura edhe në makinë, netë pa gjumë para librave e kompjuterit....

Nëse unë në cv e paraqitur shkruaja se jam piktor, fotograf, politikan kulturor etj unë nuk kam shkruar qe jam një navigacion sistem. Nëse ndonjë nga ju me pyet se si i dilet me shkurt për këtu e atje apo për ne malet Karpate unë do i tregoja se duhet te kalosh këndej e andej e kur të vesh te ajo shtëpia jeshile apo e verdhë kthehu djathtas apo majtas.

Ju patë të shkruara edhe vlerësimet që më janë bërë në këto vite. Nëse unë çmimin e parë dmth atë te vitit 2003 në kryeministrinë e Austrisë unë ja dedikova nënës time që ishe edhe në sallë unë çmimin e pikturës atë në Sanremo ia dedikova gruas time që ka qenë dhe është muza ime. Çmimin e tretë, atë për fotografi në Novoli të Italisë, ia dedikova vajzës time Helena, që e ka aq shumë qejf fotografinë këtë çmim të EU Parlament si “European Citizen” unë dua t’ia dedikoje nje personi qe mua aq shume me mungon.

Ishte korriku i vitit 1991 kur unë do largohesha nga Shqipëria për Austri dhe im atë, Melo Velaj me tha: "...mundohu të përfitosh sa më shumë nga kultura e atyre njerëzve, sepse nga kultura e tyre ka përfituar i gjithë njerëzimi". Kur vajta ne Vlore, dmth mbasi isha informuar mbi marrjen e ketij cmimi vajta ne varreza te varri i babait. Nuk i thashe babait "u kry" por dicka i thashe...

E pra të nderuara zonja dhe zotërinj, sado që gjendja ekonomike e familjes në atë kohë ishte dramatike me dy pensionistë e unë i papune im atë nuk tha: shko andej dhe mbase nxjerre ndonjë dorë parash se jemi pak ngushtë, por tha përfito nga kultura e atyre njerëzve…

Të nderuar të pranishëm dhe jo të pranishëm!

Europa ka ditur që në momentet më të vështira të historisë së saj, shpeshherë të krijuara nga vetë ajo të dalë nga egot personale e ato kolektive e të shikojë drejt të ardhmes. Nuk është rastësi që 5 vjet mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, në një kohë kur plagët ishin akoma të hapura do te ishte një europian i madh si Winston Churchill që në fjalimin e tij tashmë të quajtur legjendar ne Zurich, në vitin 1950 do t’i drejtohej francezeve me një kërkesë: atë të uljes në një tavolinë me gjermanët dhe gjetjen e rrugës së miqësisë në emër të një të ardhmeje europiane.

Nuk është rastësi që i quajturi plani Schuman do te fitonte zemrat e evropianeve dhe se do të ishin Jean Monnet, Konrad Adenauer, Alcide de Gasperi e Robert Shumman, që do të krijonin "Unionin për Çelik e Qymyr" që është dhe baza e bashkimit të sotëm europian dhe nuk është rastësi që në vitin 1963, Charlese de Goulle do ti shtrinte dorën e miqësisë kancelarit gjerman Konrad Adenauer.

Por, të nderuar zonja dhe zotërinj këta europian të mëdhenj krijuan një union të madh ekonomik në gjendje të eliminojë çdo krizë financiare dhe nuk krijuan një union shpirtëror. Dhe këtë do ta konstatonte një nga këta krijues te Europës së sotme siç ishte Jean Monnet i cili disa ditë para se të vdiste do të linte një mesazh, që tashme është quajtur lapidar atë se: „nëse do te me jepej mundësia të krijoja edhe njëherë Bashkimin Europian do ta nisja punën time nga kultura“. E pra të nderua znj. dhe z. nëse Jean Monnet do të thoshte kështu për Europën e bashkuar unë jam i mendimit se ne duhet ta nisim rrugën tonë për te ata pikërisht nga kultura.

Nëse një tjetër europian i madh siç ishte Jacques Dellors në vitin 1996 në Parlamentin Europian do te thoshte „duhet t’i japim një shpirt Europës“ unë do te thosha në këtë sallë„duhet t’i japim një shpirt Shqipërisë“ mbasi vetëm kështu do jemi ne gjendje te bëjmë rrugën e duhur drejt ëndrrës së përbashkët europiane.

 

përshëndetja e Hannes Swoboda

http://www.youtube.com/watch?v=E0u1rkOr5YI&feature=youtu.be

"...Unë e propozova Faten për këtë çmim se isha absolutisht i bindur se Fate Velaj me pasurinë e madhe te aktiviteteve që ka organizuar është ai person qe ka bërë shumë për nxitjen e bashkëpunimin jo vetëm mes politikaneve europian por mbi te gjitha për mirëkuptimin e bashkëpunimin ndërmjet popujve te bashkimit europian, popujve te rajonit te Ballkanit, dhe ne veçanti me Shqipërinë.

ne jemi një kontinent i vetëm dhe duhet te kemi një politikë të fortë e te vetme, pavarësisht gjuhëve te ndryshme e përdorim. Një politike te afrimit e bashkëpunimit e jo te diferencimit e te largimit nga njeri tjetri.

Fate Velaj ka ofruar dhe ofron një mirëkuptim në sensin më të mirë europian, qoftë nëpërmjet angazhimit te tij si artist si edhe te asaj si njeri te cilën e kemi parë shpeshherë ne Austri, Shqipëri si dy shtëpitë e Fate Velaj, por në të gjithë rajonin e Ballkanit dhe mbi të gjitha në Europën e bashkuar.

I gjithë ky optimizëm për Europën , e gjithë kjo pune e madhe e tij kundër çdo lloj diskriminimi e urrejtje mes popujve të Europës dhe mbi te gjitha prezantimi i ideve të tij për Europës e se nesërmes duke shfrytëzuar artin si mjet për arritjen e këtij qëllimi është ajo qe e bene Faten te veçantë e mbi te gjitha një „qytetar europian“

mua me vjen shume keq që nuk munda të isha me ju sot por, jam i bindur se, Fate Velaj është një nxitës i shkëlqyer i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, marrëdhënie të cilat tek unë qëndrojnë shume thelle në zemër."