opinions, analysis and interviews

100 vjete shqiperi -simpozium ne vienna, 30.10.12

instituti per „danubin dhe europen qendrore e juglindore“–idm,"think tank-u" me i rendesishem ne europe per kete hapesire gjeografike,
organizoi nen pjesemarrjen e personaliteteve te larta nga politika, diplomacia dhe ekonomia austriake si dhe vende te tjera te rajonit, trupit diplamatik mbledhjen e pergjithshme te tij si dhe simpoziumin:                                                                                      
„100 jahre albanien“- „100 vjet shqiperi“

ky aktivitet i zhvilloi punimet diten e marte, 30 tetor 2012, ora 18.30, ne akademine ushtarake „theresianum“-burgplatz 1, a-2700 ne wiener neustadt, nje qytet barock gati 50km nga vienna.

programi                                                                                                                                        
18.30-pershendetja dhe hapja e simposiumit nga:                                                       
gjeneralmajor norbert sinn-komandant i akademise ushtarake „theresianum“

diskutuan:                                                                                                                         
erhard busek-president i  idm                                                                                          
genc pollo-minister per inovacionin dhe teknologjine e informacionit                          
neritan ceka-arkeolog dhe keshilltar i kryeministrit per kulturen                                       
oliver jens schmitt-historian, prof. ne universitetin e vjenes                                                         
fate velaj-president i „forum weltoffen international“
moderator: andreas breinbauer - rektor i fh-wien

me poshte mund te lexoni nje sinteze te fjales se fate velaj ne kete dialog mbi 100 vjetorin e pavaresise se shqiperise

i nderuari dr. busek, i dashur erhard.                                                                                      
te nderuar diskutant te ketij paneli,                                                                                                   
exellences,                                                                                                                                 
te nderuar zonja dhe zoterinj!

kur dr. busek me telefonoi dhe me tha se deshironte qe une t‘i bashkohesha ketij paneli diskutantesh mbi 100 vjetorin e pavaresise se shqiperise,
ndodhesha ne fier, nje qytet disa km larg qytetit ku u shpall kjo pavaresi. sigurisht ne po ate moment iu pergjigja: „po! do te jem patjeter“,
nje pergjigje qe me doli menjehere dhe nga thellesia e bindjes sime te plote e qe rridhte nga dy arsye:
-e para ishte se une jam nga vlora, vendi ku u shpall pavaresia por dhe me origjine nga kanina, vendlindja e njeriut qe shpalli pavaresine, ismail qemalit,
nje diplomat i extra class i cili kishte rruajtur thelle ne zemer endrren shekullore te popullit te tij, ate per nje vendi te pavarur.
-e dyta ishte prej asaj qe me dr. busek me lidh nje miqesi e vjeter, e cila lindi dhe u forcua nga nje kendveshtrim i njejte mbi te ardhmen europiane te ballkanit,
kendveshtrim ky qe u manifestua nga nje bashkepunim i vyer neper simpoziume, konferenca, iniciativa politiko-kulturore ne shume vende perfshire ketu viennen,
me startimin e iniciatives sime te pare jashte austrie, ate me tilull „ndermjet danubit dhe nilit“ qe e cova dhe ne kairo, apo edhe ato ne berlin, bruksel, alpbach,
salzburg, beograd, shkup, bukuresht, tirane, vlore, etj., gje per te cilen i jam mirenjohes qe me degjoi, me besoi dhe me shoqeroi shpirterisht,
menderisht dhe fizikisht ne kete punen time ne dhe per europen.
danke erhard!

ky simpozium eshte ndertuar per te diskutuar mbi nje ngjarje te madhe ne historine e kombit shqiptar, si dhe te te gjithe hapesires shqipfolese,
mbasi kjo date nuk i perket vetem shqiperise se sotme por edhe kosoves, pjese te maqedonise e te malit te zi, ashtu si dhe gjithe shqiptareve kudo ku ata jane.
njekohesisht ajo i perket edhe austrise, mbasi eshte shteti qe ka qene garant i mbrojtjes se pavaresise se shqiperise, si dhe aleat i madh i saj.
une nuk kam per qellim sot te sjelle fakte e detaje te reja mbi momentet te cilat shoqeruan kete akt final te historise se shqiperise,
mbasi ky panel eshte i ndertuar ne menyre te tille qe nuk krijon hapesira boshe por, ajo qe une jam i interesuar dhe qe eshte dhe arsyeja perse une sot jam ketu,
fakti prej te cilit do te me duhet te ndricoje sadopak hapesiren kohore te se ardhmes se shqiperise, ate te periudhes 2012-2112.

te nderuara zonja dhe zoterinj,
nese do te me pyesnin sot, se cfare i duhet shqiperise se sotme ne kete vigjilie te 100 vjetrorit te pavaresise se saj, une do t’i pergjigjesha vetem me dy fjale:
„nje ide e qarte dhe nje vision“


historia 100 vjecare e shqiperise, prej shpalljes se pavaresise dhe deri me sot, eshte e mbushur me ngjarje te cilat populli im nuk i kishte te nevojshme
dhe aq me teper te domosdoshme per t‘i perjetuar. eksperimente politike dhe ekonomike te pafundme te cilat e lodhen, e roberuan dhe e izoluan ate e mbajten
larg nga endrrat gjeopolitike te atyre qe shpallen pavaresine dhe ne te njejten kohe i dhane perkufizimin absolut se ky popull nuk eshte ne gjendje te orientoje
te ardhmen e tij, ne ate drejtim nga e cila rrjedh dhe adn-ja e tij: kultura perendimore.

tashme ne jemi ne fillimin e nje shekulli te ri, ate te pavaresise, te periudhes 2012-2112. si ne cdo vend te botes ky vit jubilar festohet dhe per keto festime
ka pasur dhe nje kohe pergatitore relativisht te gjate. por ajo qe vertet mua me ra ne sy ne kete vit jubilar dhe qe ne fund me hidheruan pa mase, ishin se gjate
gjithe vitit nuk u degjua asgje me shume se „melodia“ e debateve funebre, te nje klase politike e drejtuese te sterlodhur nga ethet e delirit e te patjetersueshmerise
se tyre ne histori.

pra, mbi gjithshka u fol ne fillim te ketij viti jubilar. si fillim u tha se do te merrnim statusin e vendit kandidat mbasi e mbeshtesim ate ne merita te cilat
nuk na mungojne, u tha se do ndertoheshin vepra madheshtore, nje stadium i madh futbolli, me i madhi ne rajon dhe qe ngeli vetem nje fjalim gjestional. mandej
u tha se do te ndertohej nje parlament i ri mbi germadhat e se kaluares mizore, parlamenti me i madh ne rajon por qe ngeli vetem nje show gjestional. u tha se do ndertoheshin monumente, statuja te dhjetra personaliteteve te historise. sikur nuk kishte mjaftuar koha 100 vjecare per tu bere keto por duhesh pritur viti 2012 per t‘i perjetesuar ata.
por, fatkeqesisht te nderuara zonja dhe zoterinj nuk u tha asgje ne kete 100 vjetor se a do te ndertohej nje munument apo areal politiko-kulturor dedikuar shekullit
te ri te pavaresise qe po hynim, ate te pavaresise se mendimit, te ideve, te vizioneve, endrrave te brezit te ri qe ne mbyllje te nje epoke 50 vjecare te izolimit
dhe mbajtjes larg europes ne fillim te viteve 90 therrisnin me ze kumbonjes: „e duam shqiperine si gjithe europa“, ku tashme femijet e tyre njezete vjecar nuk jane
si brezi e moshataret e tyre neper europe, nisur nga ajo cka baballaret e tyre u premtuan.

nese une, te nderuara zonja dhe zoterinj, qysh ne fillim ju tregova se telefonata e dr. busek me gjeti ne fier, nuk thashe se me gjeti ne rruge e siper,
por ne fier per t‘u stacionuar aty. ne nje qytet qe perpara syve dhe thelle ne zemer ka vendosur te ardhmen e tij europiane dhe, per ta ralizuar ate, jo pa qellim me „thirri“ te realizoja idene time te vjeter, ate te „europa plaza“, nje shesh qe i kushtohet kontinentit tone, identitetit tone te perbashket e te ardhmes se perbashket europiane. idea ime e ndertimit te „europa plaza“ ne fier, vjen mbas suksesit te ndertimit te „europa boulevard - 100 hapa drejt europes“ ne pogradec i cili nga miqte tane europian eshte klasifikuar si projekti me prestigjioz ne permbushjen e sloganit te bashkimit europian „ta bashkojme europen nepermjet kultures“. imagjinoni te nderuar zonja dhe zoterinj, nje rrugice te vogel te nje qyteti te vogel jashte hapesires e bashkimit europian. nje rrugice 250 m e gjate e cila shnderohet nga nje jete normale rrugice, ne nje bulevard ku prejtesohen emrat e 100 personaliteteve me te rendesishme te historise se europes, qysh nga antikiteti deri me sot. nje bulevard qe mbi shpatulla mban historine mijera vjecare te kontinentit tone paraqitur bukur nepermjet veprave te artit ne mermer dhe hekur.

„europa plaza“ ne fier eshte nje dimension i ri i ndertimit te shesheve, larg ideve te vjetra te perdorimit te shesheve per mitingje dhe tubime.
nje shesh i ideuar dhe i konceptuar si nje simbol i asaj qe qyteti deshiron: nje perkushtim i te ardhmes se tij, asaj ne zemer te europes nepermjet nje vepre arti
ne lartesine prej 11m dhe nje instalacioni me 50 tubo qe levizin nga 2 deri ne 12 m te gjata, ku do te prezantohet mikpritja e ngrohte e qytetit qe njihet nga te
gjithe si qyteti i tolerances ne nje bote-globe me diameter 7m brenda se ciles qendron kontinenti blu, si bluja e bashkimit europian, e se ardhmes se perbashket ne
shtepine europiane.

projekti ka për qëllim të paraqesë historinë e përbashkët europiane, ta vendosë atë thellë në ndërgjegjen e popullsisë në veçanti të rinisë,
dhe mbi të gjitha të paraqese specifikat e çdo identiteti në një kuadër më të përgjithshëm pluralist, europian. keto projekte fituan zemrat e miqve tane
te medhenje si: jose manuel barosso, benita ferrero waldner, werner faymann, vaclav havel apo cmimi nobel imre kertesz, ministra, mendimtar e filosof,
dramaturg e poet…e te gjithe keta shkruajten per nje rrugice 250m e nje shesh te vogel e jo per autostrada e rruge qe inaugurohen perdite.
ne jemi te bindur se inaugurimi i „europa plaza“ ne fier do te jete nje feste e madhe e europianeve per europen, e cila do te sherbeje si simbol i asaj
se historia jeton dhe se e ardhmja ka një ngjyre: atë blu të europës së bashkuar.

ne fund te nderuara zonja dhe zoterinj do me duhet te perserise ate qe eshte edhe ideja ime e patjetersueshme se europa e bashkuar perpara se te jete
nje union ekonomik, eshte nje union vlerash te perbashketa dhe qe shqiperia te behet pjese e ketij unioni vlerash, duhet te rishikoje dhe ridimensionoje
vlerat e saj, ato te dialogut, mirebesimit dhe te tolerances.

ne fund, me lejoni ti rikthehem diskutimit te prof. oliver jens schmitt.

i nderuari dr. schmitt,
ju ne referatin tuaj u munduat te ndriconit nje hapesire kohore 100 vjecare te historise se shqiperise ne vetem 10 minuta dhe ajo qe me beri
pershtypje me shume ishte retorika dhe ngazellimi me te cilin ju ne menyre sistematike folet vetem per problematikat e popullit shqiptar duke e
paraqitur shpalljen e pavaresise si nje fenomen rastesie, dhe ekzistencen 100 vjecare te tij akoma me rastesor. ju ne referatin tuaj folet per nje
shqiperi qe vetem probleme gjeneron dhe nuk permendet nje gje a ndihmese qe ky popull ka dhene kultures europiane…sigurisht qe shqiperia nuk eshte austria,
sigurisht qe nuk eshte as franca e anglia por nuk mund te presesh me shume nga nje popull qe per 500 vjete ka qene nen pushtimin e nje perandorie obskure e
ne cep te saj ku edhe ai ndricim i asaj perandorie nuk kishte mundesi te depertonte deri ne kufijt e vendit tim. shpallja e pavaresise ishte nje enderr,
qe sado u vonua ne realizim erdhi me ne fund por qe u shoqerua me ngjarjet fatale per kontinentin si fillimi i luftes se pare boterore, prishja e e struktures
se aleatit te madh te saj, perandorise austro-hungareze, pushtimin nga italia….lufta e dyte boterore e deri ne 50 vjete diktature komuniste. mos valle eshte
shqiperia fajtore edhe per keto? komunizmin nuk  e shpiken shqiptaret, ai u shpik diku large por u soll ne shqiperi dhe fatin e shqiperise e perjetuan edhe
shtete me nje strukture e kulture me solide se ajo.

sigurisht qe shqiperia eshte nje vend fragil por une nuk e mbeshtese mendimin tuaj se vendi im eshte nje faktor problematik dhe mosstabiliteti ne rajon.
e kunderta eshte i nderuari professor!!! shqiperia eshte stabiliteti i rajonit dhe ketu me duhet te sjelle ne kujtese te kesaj salle, akademise ushtarake
qe mbane emrin e perandoreshes maria theresia se nga teritori i shqiperise nuk eshte startuar asnje agresion a lufte karshi popujve te tjere por e kunderta
ka ndodhur dhe ne jemi deshmitare te historise recente, asaj te luftes ne kosove ku austria dha nje ndihmese e qe i nderuari gjeneralmajor norbert sinn e
permendi dhe ku ambasadoret e vendeve pjesemarrese ne kete salle, ne vecanti ai i kosves mund ta vertetojne se nuk ishte kosova por serbia ajo qe beri
gjenocidin…
ne fund me duhet te sjelle ne kujtese vitin 2006, ate kur dr. busek me ftoi te organizoja nje expo ne forumin europian te alpbach-ut.
„shqiperia-e pare ndryshe“ e quajta une kete expo me fotografi e referat dhe qe fitoi zemrat e mendjet e te gjitheve e qe jam i bindur se do fitoje
zemrat e mendjet e te gjitheve atyre qe do vizitojne shqiperine.

moderatori i ketij simpoziumi, prof. birnbauer kur me prezantoi mua tha se ne 2003 me eshte dhene nje medalje ne kryeministrine e austrise per
merit ate vecanta, ne 2011 presidenti I parlamentit europian me dha medaljen “european citizen” per merit ate vecante per bashkimin europian e tj vleresime. e pra,
une, fate velaj nga kanina erdha ne austri si askushi por tregova se shqiperia ka djeme e vajza si une nga te cilet mund te perfitoje europa dhe bota.

faleminderit.