opinions, analysis and interviews

cleveland, usa nderon fate velaj

ne date10 nentor 2014, ne sallen solemne te bashkise cleveland, usa, nen pranine e kryetarit te bashkise franklin jackson dhe gjithe anetareve te ketij keshilli, do te ishte kryetari kevin kelley qe do me dorezonte "resolution of welcome and recognition" me kete motivacion:

“…keshilli bashkiak i cleveland eshte krenar ti thote fate velaj mireseardhe ne cleveland dhe i shprehe atij mirenjohjen per angazhimin e tij gjate gjithe aktivitetit  te tij nen titullin “arti permireson kohen” si ure lidhese midis popujve.

do të ishte kryetari i këshillit kevin kelley që do t‘i dorëzonte, këtë titull.

gjatë kësaj vizite fate velaj  në shba zhvillova disa takime të rëndësishme mes tyre dhe një takim me senatorin sherrod brown të cilin e falënderova për mbështetjen që shba  i kanë dhënë shqipërisë gjatë gjithë historisë dhe e informoi mbi zhvillimet në shqiperi dhe në veçanti ato që kanë të bëjne më rolin e shqipërise si faktor stabiliteti në rajonin e ballkanit. gjithashtu e informova mbi angazhimet e shqipërise në “koalicionin kundër të keqes” siç jane ato në angazhimet në luftën kundër terrorizmit dhe ato në nato dhe më pas, mbi vizitën e kryeministrit rama që po atë dite  zhvillonte në beograd dhe ne fund i beri një panoramë të botës së hapur dhe pa paragjykime e komplekse të politikes së re shqiptare të pas 23 qershorit.

senatori brown vlerësoi lart rolin e shqipërisë jo vetëm në rajon dhe u intereresua të dinte më shumë mbi disa aspekte të veçanta të politikes së jashtme të shqipërisë.

me këtë  rast, i dorëzova te nderuarit senator sherrod brown dhe letrën që kryeministri rama me dha per senatorin ku e informonte mbi zhvillimet në shqiperi, ato të bashkëpunimit në kuader të angazhimeve të përbashkëta si dhe e ftonte  të vizitonte shqipërinë në një kohe që për të do të ishte e favorshme.

gjatë qëndrimit në cleveland hapa  ekspozitën fotografike “shqipëria – e parë ndryshe” në bashkinë e këtij qyteti  me pjesemarrjen e figurave qendrore të kësaj bashkie ku ishte vendosur flamuri shqiptar dhe ai amerikan.

miq amerikanë e shqiptarë që banojnë në shba vlerësuan  70 fotografite e paraqitura, një perzgjedhje e punëve të realizuara nga fate velaj dhe fotografëve ardian fezollari nga pogradeci, arben alliaj nga fieri dhe met axhushi nga vlora.

 

me poshte fjala ime gjate kesaj ceremonie

i nderuari z. kryetar i bashkise, franklin jackson,

i nderuari z. president i keshillit bashkiak, kevin kelley,

shume te nderuara zonja dhe zoterinj, anetar te keshillit bashkiak.

une nuk e di se kur ka ardhur shqiptari i pare ketu ne cleveland por, une di se aty nga vitet 1876, ne shtetet e bashkuara te amerikes do te shkelte i pari shqiptar dhe, nga thellesia e bindjes sime te plote them se ai, do te kete shkelur me kemben e mbare dhe doren ne zemer ketu tek ju, ne token e premtuar.

une do doja me gjithe shpirt ta besoja se ai mund te kete qene nje misherim i te gjitha vetive dhe cilesive me te mira te popullit tim dhe qe te kete ngelur thelle ne mendjen e atyre qe kane punuar e jetuar me te por une nuk mund ta besoj  se kane qene vetem cilesite njerezore te ketij njeriu apo pasardhesve te tij qe bene ate qe presidenti willson te vendos veton ne konferencen e paqes ne paris dhe te mos lejoj copetimin e vendit tim nga fuqite e medha e ne kete menyre, te shfarroset nga faqja e dheut nje popull dhe nje komb qe rrenjet  e tij i ka shume e shume te thella ne ndergjegjen historike te kontinentit dhe mbare botes. ishin vlerat themeltare te popullit amerikan ato te lirise, demokracise dhe vetvendosjes se vete popujve per te ardhmen e tyre qe e detyruan ate te merrte ate vendim. ishin keto vlera ato qe do benin popullin e madh amerikan ti gjendej prane nje populli te vogel sic ai imi ne gjithe historine e ketij 100 vjecari te fundit.

por, mbarrimi i luftes se 2te boterore do e gjente vendin tim ne anen e gabuar te historise. populli amerikan e kishte gati te pamundur  te hynte ne thellesine e jetes e ne kete menyre te ndriconte mendjet e shpirtrat e shqiptareve. ishte „zeri i amerikes“ dera, dritarja e catia e te gjitheve atyre qe kerkonin te ndricoheshin derisa si dje, perpara 25 vjetesh, ne berlinin e larget, fale perpjekjeve te pafundme te popullit  gjerman e atij amerikan, me ne fund, do te rrezohej muri i berlinit  e keshtu, do te perfundnte nje nga historite me obskure te njerezimit.

qysh atehere, mes dy vendeve tona u rikthyhe normaliteti dhe fale ndihmes tuaj, kombi shqiptar do te perjetonte momentet me fatlume te historise se tij, sic ishte ai i pavaresise se kosoves, anetaresimin ne nato etj.

te nderuara zonja dhe zoterinj,

ju keni bere aq shume per ne saqe ne nuk do jemi kurre ne gjendje tju falenderojme dhe ndoshta nuk eshte mire te them se ju, ndoshta jo te gjithe e dini se ku tamam i bie shqiperia per te mos thene se nuk e dini se ku i bie qyteti im vlora apo fieri ku, ne cdo 4 korrik, ne „sheshin europa“, nen himnin e amerikes dhe fjaleve „god bless america“ ne ngreme flamurin tuaj si nje shenje respekti e dashurie per popullin amerikan, per vlerat themeltare te njerezimit qe ai perfaqeson dhe per te gjithe ato vajza e djem shqiptare qe jetojne e punojne ketu, mes jush, e qe te cilet jane shqiperia e vertete dhe misherim i vlerave te saj. une jam i lumtur tju them juve miq te nderuar se vendi im, shqiperia, eshte vendi me pro amerikan ne bote.

ne fund, me duhet  tju falenderoj juve miq te dashur  qe vleresuat kaq lart punen time permes artit e kultures per nje bote ne paqe e tolerance dhe ju siguroj se do i perkushtohem per sa kohe te jem ketij misioni njerezor.