opinions, analysis and interviews

KANINA 15.8.'16

KANINA 15.8.'16

...në kaninë u organizua festa e fshatit mbi qytet. mijra njerëz nga kanina, vlora etj dëgjuan dhe pranuan ftesën e shoqatës kulturoro-patriotike "kanina" dhe mbushën kalanë shekullore. 

si kryetar i kësaj shoqate, në fjalën time përshëndetëse thashë:

"...në jetë, rastësia, mund të jetë fatlume dhe çudi e madhe. shpeshherë, ndodhë dhe të mbledhësh buzët e tundësh kokën kur sheh e dëgjon fenomene prodhime rastësore e anonime por, historia nuk është rastësi dhe veçanërisht, ajo e kaninës nuk eshte e tille sepse, nuk mund të kuptohet ndryshe fakti që perëndia ja hypi mbi shpatulla vlorës këtë fshat që për qindra vjetë, ishte koka nga ku drejtohej qyteti poshtë tij dhe shpesh herë, perandoria otomane qindra, kilometra largë. 

dhe, nuk ishte rastësi që skenderbeu erdhi në kaninë për të kërkuar nuse. ai nuk ishte duke kënduar "m'ka shku mendja me u martue" dhe rastësisht i ra rruga nga kanina.

jo. 

ai erdhi me një qëllim dhe të vetëm, të kërkonte për nuse vajzën e princit të jugut, gjergj arianitit e kështu të bashkonte shqipërinë të cilën vite më vonë, ismail qemali nga kanina do ta shpallte të pavarutr.

por sot, unë nuk jam këtu vetëm si djalë kanine e si kryetar i shoqatës por për t'ju thënë se kanina, do të jetë pjesë e ndryshimeve urbane e  do të rindërtohet sheshi, ujsjellësi e rruga për fshat  dhe gjithashtu, nuk është rastësi që nga kanina, kalon bypass'i i vlorës që siç e dinë ata qe e kanë bërë nga1 bypass në zemër, ju ka shpetuar jetën dhe kjo tregon edhe njëherë se, nuk është rastësi që përsëri, kanina, do e shpëtoj  vlorën...