catalogues, brochures and greetings word

catalogue - "good morning, balkan" 4, national gallery of kosovo, pristina - ©

  • katalog

 

09.mai 2006 exhibition catalogue in 52 pages, 21x29 cm in colour, published in pristina with texts in german and albanian by franz morak, astrit haracia, bujar leskaj, luan mulliqi and fate velaj. for more information about the exhibition please see " views of activities "

franz morak - sekretari austriak i shtetit per art dhe media

per arsye te pozicionit gjografik, e pozicionuar ne mes te europes, dhe nga pervoja e mirenjohur historike ne arredheniet me europen unglindore, austria luan nje rol te rendesishem ne procesin e integrimit te vendeve juglindore te ballkanit ne be.

europiani i madh jean monnet, ka thene, sikur t'i jepej shansi ta fillonte nga e para projektin europa, atehere ai do fillonte me fushen e kultures. sepse arti ka vetine ta stimuloje dialogun jashte kufijve kombetare dhe jashte kufijve te qyteterimit, te cilet duken ne menyre iluzore si te pa kapercyshem. me ane te artit behet e mundur te rizbulohen rrenjet e perbashketa dhe te kapercehen kufijte, sidomos ata qe ndodhen ne forme paragjykimesh ne kokat tona.

gezohem qe ekspozita ,,good morning balkan''  mbas stacioneve ne athine, rumani, shqiperi po prezantohet dhe ne prishtine. une i uroj artisteve pjesmares dhe organizatorve teper te angazhuar, te forumit weltoffen, shume sukses dhe shume takime te reja dhe sa me te frytshme.


astrit haraqija - minister i kultures se kosoves

askush dhe asgjë më shumë se arti dhe vlerat kulturore nuk mund të lidhin popujt dhe vendet e ndryshme. edhe kosova si pjesë e europës shquhet për vlerat e pasura në zhvillimin e artit në përgjithësi.
edhe vlerat e kultivuara në kosovë dhe hapësirën shqiptare në përgjithësi kanë ushtruar ndikimin e tyre dhe kanë lënë gjithsesi gjurmë te popujt dhe kulturat tjera në ballkan dhe më gjërë. si kudo tjetër në botë,edhe këtu tek ne gjenden vlera unikale dhe shumë të rëndësishme te qytetërimeve të lashta të popujve të ndryshëm që nepër kohë lëvizën ose qëndruan përkohësisht në këto hapësira. kjo,gjithandej,dëshmon edhe në ditët e sotme se këto vlera kanë pasur dhe kanë një rol tepër të rëndësishëm në aspektin e shkëmbimit të vlerave kulturore universale. në këtë kuadër këto procese të pashmangshme kulturore po ndodhin edhe sot dhe janë pjesë e ecjes sonë nëpër kohë,e që dëshmojnë jo vetëm nivelin kulturor,por edhe ate qytetërues.
më mirë se kushdo tjetër krijuesit,pra artistët janë ata që me nivel e kulturë deri në përsosje bartin nepër kohë këto vlera. si të tilla bartin edhe mesazhin e paqes dhe mirësisë ndërmjet popujve,pa asnjë ngjyrim nacional, fetar,racor apo të ngjyrës. prandaj, jo rastësisht thuhet se elita artistike përfaqëson edhe shpirtin krijues autokton,sensin krijues,tiparet dalluese të popujve,frymën qytetëruese dhe shkallën e zhvillimit intelektual të popujve e vendeve të ndryshme.
ne në kosovë, ndërkaq hapësirat ku jetojmë e veprojmë i shohim dhe i konsiderojmë si të përbashkëta dhe punojmë e veprojmë që paqja e mirekuptimi, dialogu e toleranca të jenë udhërrëfim yni dhe emblemë me të cilën identifikohet një popull e një vend që ka vlera dalluese në kuadër të vlerave të përbashkëta qytetëruese pa të cilat nuk mund të jemi pjesë e civilizimit europian dhe më gjërë.
gjithandej,vlerësoj se ekspozita që do të hapet në prishtinë do ti shërbej më së miri mesazhit të paqes e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të vlerave njohëse ndërmjet banorëve të kësaj pjese të planetit në të cilin jëtojmë ne.
vlerat që do të shfaqen kësaj radhe këtu në kosovë do të mirëpriten nga publiku i ndërgjegjshëm kosovar,i cili ka dëshmuar se din ti cmoj dhe ruaj ato sit ë vetat nepër kohë.
poashtu,unë u jam shumë mirënjohës artistëve pjesëmarrës dhe të gjithë atyre që në mënyra të ndryshme ndihmuan organizimin e kësaj ekspozite .ndihma jonë si institucione të kulturës nuk do të mungojë sa herë që projektet si ky sjellin vlera të cmuara artistike.
arti dhe artsitët fisnikërojnë jo vetëm shpirtin por edhe mendjen e njerëzimit.
fat dhe suksese!


bujar leskaj - minister i kultures se shqiperise

arti dhe kultura eshte ura lidhese ndermjet popujve. europa dhe ballkani si pjese e saj, shquhet per nje tradite te pasura ne zhvillimin e artit. format e
artit tradicional dhe te kultivuar brenda shteteve te europes, perpos vlerave universale, brenda rajoneve me te vogla kane gjuhen e tyre te veçante e te dallueshme. gjate historise se artit ne keto treva mund te hetosh qarkullimin e ketyre vlerave dhe ndikimet dhe gjurmet qe lene ato tek njera-tjetra.

qysh ne kohet e lashta, por edhe sot, ne ditet tona gjejme ne ballkan forma unikale te artit dhe arkitektures te qyteterimeve antike ilire, greke dhe romake, si dhe kulturat e mevonshme bizantine, sllave,otamane, austro-hungareze, etj, gje  qe deshmon se keta popuj  kane nje tradite te pasur dhe kane lujtur nje rol te patjetersueshem ne shkembimin e vlerave kulturore, proces qe vazhdon edhe sot. artistet me format e tyre te shprehjes jane percuesit me te mire te ketyare vlerave tradicionale dhe universale, te shkelqyera dhe me te paqesoret e popujve. si te tilla, keto vlera ekspozohen duke prure tiparet dalluese, shpirtin autokton, frymen lokale, intuiten krijuese, cilesite e eperme te elites artistike te ketyre vendeve.

ministria e kultures se shqiperise e sheh ballkanin si shtepine e perbashket te te gjithe ballkanasve ne te cilen paqja, mirkuptimi,dialogu, pranimi i te ndryshmit e toleranca te jene virtytet me te cilat te gjithe duam te identifikohemi e alternativa jone kryesore ne integrimin tone europian.

pata fatin te hapja ekspoziten "good mornig, ballkans" qe u organizua ne tetor 2005 ne galerine kombetare te arteve ne tirane dhe them me bindje te plote se ishte nje feste e artit, ku veprat e paraqitura u priten me interes te madh dhe rembyen zemrat e  publikut shqiptare. duke e vlersuar per kete ekspoze qe ishte nga me te mirat, jo vetem per vlerat e saj artistike por edhe per prurjen e formave te reja figurative nga vendet e europes juglindore. kultura eshte gjuha jone, komunikimi yne me efikas. ne muajin shkurt te ketij viti ne organizuam ne tirane takimin e  ministrave te kultures se rajonit tone  duke deshmuar vullnetin tone te perbashket per nje angazhim me te madh ne art dhe kulture  çka do te thote se ballkani po i le pas paragjykimet, merite, dhe po ecen drejt se ardhmes integruese europiane.

ekspozita ne prishtines eshte padyshim nje hap i rendesishem ne shkembimin e vlerave dhe nje tendence pozitive per te mos u ndalur ne rrugen e
njohjes se ndersjellte. jam i bindur se publiku artdashes kosovar do t'a mireprese dhe me kete rast dua te falenderoj te gjithe ata qe e mundesuan kete
projekt dhe ne vecanti te gjithe artistet pjesmarres dhe ju garantoj mbeshtetjen time si minister i kultures se shqiperise, ne percapjen tuaj fisnike
per te perçuar te bukuren dhe paqen ne mendjet dhe zemrat e ballkanasve.


luan mulliqi – drejtor i galerise kombetare prishtine

arti dhe kultura ende mbesin lidhjet më interesante dhe më natyrore në mes njerëzve e popujve të cilët kanë komunikuar me shekuj mes vedi. sigurisht se ky komunikim do të ishte i mangët pa nektarin e artistëve  të cilët duke shtegtuar nga një vend në vendin tjetër kanë sjellë përvojat e ndërrimit të rregullave të kohës, të reales dhe ireales duke tejkaluar kufijtë gjeografik, dhe duke krijuar hibridizimin kulturor.

vet titulli i kësaj ekspozite “good morning, ballkan” është një vazhdimësi e komunikimit në një frymë të re të rajonit. ky projekt me titull kaq optimist tenton që të vazhdon rindërtimi i urave normale të komunikimit kulturor për të cilën aq shumë kemi nevojë në këtë periudhë të integrimeve. artistët pjesëmarrës të kësaj ekspozite të mbledhur në një sallë nga vendet e ndryshme, secili me vizionet individuale specifike në veprat e tyre po pasurojnë edhe më shumë mozaikun kulturor të ballkanit.

vetë fakti se kjo ekspozitë e cila po shtegton në qendrat e rajonit forcon komunikimin tonë dhe sjell shpresa për një mëngjes më të ngrohtë për të gjithë ne në të ardhmen.

është kënaqësi e posaçme për institucionin tonë që edhe ne jemi pjesëmarrës i këtij projekti i cili pas udhëtimit nga rumania, greqia dhe shqipëria do të ndalet edhe te ne në kosovë për më shumë se dy javë, gjatë këtij muaji të ngrohtë të majit.


fate velaj - kryetar i forum weltoffen international

"kush bën një udhetim  ka ç'të  tregojë"
kjo shprehje e matthias claudius merr në ballkan kuptimin e saj më të plotë. për njerëzit e këtij rajoni levizjet kanë qenë karakteristika e tyre e përhershme, forma më e vjetër e ekzistencës. udhëtimet janë   bërë në të mirë e në të keqe, për vete dhe për tjetrin, nga kureshtja dhe malli, për të qenë të lirë e pa kufij. këtë detyrë të vështirë e marrim ne, artistët, dhe mundohemi që të tregojmë ëndrrat, gjakimet dhe shpresat e në të njëjtën kohë parashtrojmë vizione për një botë me më pak probleme. artistët janë gjithmonë shtegtarë, udhëtarë nëpër botë. ata nuk përcaktojnë, ata vërejnë dhe grumbullojnë, sajojnë dhe bashkojnë, u shmangen "rregullave" dhe i vënë ato në pikëpyetje. ata bashkojnë realen dhe irealen, refleksionin dhe projeksionin, strukturën dhe kaosin. ata nuk njohin kufij, por i kalojnë ato. veprat e tyre janë strategji artistike, për të ndjerë dhe për të paraqitur botën ndërmjet qiellit dhe tokës, ndërmjet realitetit dhe imagjinatës ndërmjet të shkuarës dhe të ardhmes. 

nismën "good morning, balkan" unë e shikoj si një mundësi të mirë për të paraqitur obligimet, shpresat dhe njëkohësisht rëndësinë që ka sot juglindja e europës. në të njëjtën kohë ajo ofron informacion  mbi përparimet kulturore në ballkanin e sotëm dhe jep mundësinë për thellimin dhe pasurimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të këtij rajoni dhe europës së bashkuar. anëtarësimi i vendeve ballkanike në këtë union nuk është vetëm  një shans për këto vende,  por duhet parë dhe si një pasurim për vetë bashkimin europian.

paraqitja në një sallë të vetme e artistëve nga vende, besime fetare dhe këndvështrime të ndryshme është treguesi më i mirë për marrëdhënie dhe mirëkuptim me njëri-tjetrin dhe, në të njëjtën kohë, ofron vizione të reja për bashkëjetesë dhe prosperitet.

si kurator i ekspozites dhe si president i forum weltoffen international e shikoj kete aktivitet ne prishtine si nje mundesi te mire per te prezantuar zhvillimet artistiko- kulturore  ne ballkan por gjithashtu dhe rendesine qe ka sot  juglindja e europes. ajo eshte ne te njejten kohe edhe nje rast i mire per te informuar mbi zhvillimet kulturore ne kosove si dhe nxitjen dhe pasurimin e marredhenieve kulturore mes vendeve ballkanike dhe perspektives se tyre europiane.