poetry, essays and narrativas (copyright ©)
TUNEL OF LOVE
Tunnel of love
Atë mbrëmje të 11 nëntorit trageti mbërriti vonë në Brindisi.
Dola nga porti dhe mora autostradën drejt veriut.
Ndalova në një autogrill sa për të pirë një kafe dhe vazhdova rrugën...
Po shkonte ora 3.00 e mëngjesit dhe gjumë nuk më vinte.
Udhëtoja...
Nata ishte e zezë dhe rruga e gjatë.
Nga dritarja e makinës, vjedhurazi, shikoja një hënë të stërmadhe
që s’m’i ndante sytë e trishtuar.
Mundohesha t’i hiqja sytë prej saj, por...
Nisa një sms.
Më erdhi përgjigjja: “Injoroje hënën. Ti s’ke nevojë për dritën e saj. Kujto momentet e bukura dhe drive carefully.”
Vendosa në player albumin On every street.
Dëgjoja Tunnel of love duke vazhduar rrugën e gjatë në atë natë të zezë...
Autostrada Bari-Bologna,
e diel, 20 nëntor 2005