poetry, essays and narrativas (copyright ©)
netë të verdha, dekolte
Net të verdha, dekolte
E kisha shënuar prej kohësh,
në kalendar gjithashtu.
Nuk mundesha të mungoja,
e të mos shikoja,
bijou, bijou, bizhu.
M’u kujtuan rrudhat,
bezhë të hekurosura,
flokët zhaponé,
parfumet,
qafat e zhubrosura.
Sytë e lodhur,
lapsat me ngjyra,
pasqyra,
pudra,
manikyra.
Gishtat e burgosur,
veshët e varur,
sytë mavi,
lapsat e mpirë,
të trullosur.
Kravatat plot lule,
dekoltetë si urë,
gold, gold, gold,
zinxhir, varëse, vëthë,
smerald,
fildish, gurë.
Dekolte...
të bardha,
të kuqe,
të verdha,
vjeneze.
Vjenë,e shtunë, 14 maj 2011