poetry, essays and narrativas (copyright ©)

në mes të një qielli gri fundtetori

Në mes të një qielli gri fundtetori

 

Në mes të një qielli gri fundtetori, 
gri më e zbehtë se ajo që lashë pas, 
qindra kilometra larg,
e pasqyruar thellë në Röntgen-in e mushkërive,
xhamave të pluhurosur të rrugicave që prej kohësh presin asfaltin,
tashmë shoh parkun pranë shtëpisë sime,

i mbushur plot gjethe të verdha,
si të verdhat e pashmangshme në pikturat e mia,
të dala nga thellësia e ndërgjegjes së lodhur nga pesha duale, 
prej largësisë dhe mallit.

 

Vjenë, e shtunë, 30 tetor 2010