poetry, essays and narrativas (copyright ©)
ESMA
Esma
Nuk e kam kuptuar akoma pse Beta, nusja e djalit të fqinjit tim në Vlorë, për Vit të Ri nuk bënte as bakllava as kadaif, por gjithmonë dredhanik.
Një ditë, duke u shkëmbyer nëpër shkallë, e pyeta:
- E di ç’do të thotë në turqisht emri Esma?
Me mendjen të fjetur se e vjehrra, për t’iu mburrur, do t’ia kishte thënë që kuptimi i emrit Esma, “e bukura e dheut”, është ashtu siç e dija edhe unë. Emri i nënës sime, Afërdita, po të njëjtin kuptim kishte.
Por, nuk u besova veshëve kur Beta, pasi u mendua, tha “gjarpër”, duke e përdredhur dorën si lëvizjet e nepërkës dhe sytë i ndriçuan nga shkëlqimi i lëkurës së saj pika-pika.
Vjenë,
e mërkurë, 31 dhjetor 2015