poetry, essays and narrativas (copyright ©)
Helmuth Lohan
R.I.P. ambasadori i EU-së Helmuth Lohan
Më kujtohet kur, më 11 shkurt 2010, ai pranoi ftesën time dhe erdhi në universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë të startonim së bashku iniciativën “EU – between me and you”.
Më kujtohet shumë mirë buzëqeshja e tij. Jo tipike gjermane.
Qetësia e tij. Gjermane.
Arsyetimet e tij të ftohta. Gjermane.
Përgjigjet e tij të thata. Gjermane.
Por, mbi të gjitha, më kujtohet ajo që më tha përkthyesja e tij: “Nuk të njoh edhe aq mirë mbasi, siç e the edhe vetë, jeton në Vjenë, por rrugës për Vlorë ambasadorin e mori në telefon kryeministri Berisha. E pyeti nëse do të vinte në takimin e orës 11.00 tek Tirana International dhe ai iu përgjigj se ishte në Vlorë, sepse Fate Velaj do të startojë iniciativën për Europën.”
Tiranë,
e diel, 27 janar 2019