poetry, essays and narrativas (copyright ©)
kur ullinjtë u dogjën
...kur ullinjtë u dogjën, unë isha në Tiranë dhe pamjet i pashë në TV.
Të nesërmen, gjumi më doli në orën 5 dhe, pasi piva kafen tek klubi poshtë shtëpisë që nuk mbyllet kurrë, u nisa për atje.
Hyra fillimisht kujdesshëm se mos bëhesha pis në mes të fushës sterrë nga hiri por, kur pashë se pantallonat ishin bërë njolla-njolla, vazhdova i shkujdesur dhe me aparatin në ON, shihja sesi rrezet e para të diellit, godisnin trungjet e frakturuara që prisnin të hidheshin në allçi...
Fate Velaj
Panaja, 9.9.2021